• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË DUHET NDIHMË PËR TË…”/ Zbulohen mesazhet e Sali Berishës, që i dërgonte familjes Haklaj
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË DUHET NDIHMË PËR TË…”/ Zbulohen mesazhet e Sali Berishës, që i dërgonte familjes Haklaj

4 February, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Deri në vitin 1997, për Haklajt nuk u dëgjua shumë. Trazirat që kaloi vendi atë periudhë do ti rikthenin edhe njëherë në skenë emrat e kësaj dere të madhe tropojane.

Protagonist kryesor shndërrohet djali i katërt i familjes, Fatmiri. Komiteti i Shpëtimit që ishte ngritur pas trazirave e zgjedh Fatmirin shef të Komisariatit të Tropojës në moshën 28-vjeçare.

Ai nuk kishte as karrierë policore, as formimin profesional në këtë drejtim, pasi kishte përfunduar studimet për farmaci. Fatmiri, kishte diçka më të madhe, guximin për tu përballur me situata të vështira.

Shumë shpejtë ai u shndërrua në një emër që shkaktonte frikë. Të gjithë tropojanët i druheshin të kishin një përplasje të drejtpërdrejtë më të. 

Më tepër se nën emrin e ligjit, në Tropojë u vendos rendi me emrin e Fatmirit. Për 5 muaj me radhë në këtë qytet nuk pati asnjë vrasje apo grabitje.

Verën e vitit 1997, flitej për rekrutimin e burrave nga Veriu i vendit për tu rreshtuar përkrah forcave të Gardës për shtypjen e revoltave në qytetet e Jugut. Zylfie Haklaj tregon mesazhet që Sali Berisha, i dërgonte nëpërmjet të afërmve të tyre.

“Sali Berishës i rrezikohet pushteti si president dhe dërgon forca nga Garda, kryesisht Sokol Mulosmanin, kushëri i dajave tonë, për të takuar Fatmirin, për ti kërkuar mbështetjen e tij, dhe Fatmiri i thotë shprehimisht që as për Hamdiun nuk e bëjë këtë punë që të sulmoj Jugun, vëllezërit e jugut për të mbrojtur karrigen e presidentit”, rrëfen Zylfie Haklaj.

Fatmiri nuk u mjaftua me kaq. Ai, pengoi të niseshin drejt këtij misioni djemtë e tjerë tropojanë që kishin vendosur ti përgjigjeshin pozitivisht thirrjes.

Me dëshirën e atyre por edhe nga rrethanat që erdhën, tashmë djemtë e familjes Haklaj ishin në fokusin e politikës së madhe të kohës.

Pas fërkimeve që kishin pasur me Sali Berishën, dikur mik i familjes, ata identifikoheshin si mbështetës të krahut të majtë.

“Vëllezërit në kontakt me Fatos Nanon që thotë Berisha kurrë s’kanë pasur kontakt me Fatos Nanon, as me udhëheqësit e lartë. Halili, vëllai ka jetuar në Tiranë, ka takuar udhëheqës por jo se ka pasur ndonjë shoqëri”, rrëfen Zylfie Haklaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DIKUSH S'KA BUKË PËR TË NGRËNË, E DIKUSH HAPET BY**ËSH"/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat "thumbojnë" VIP-at
Previous article RRËFIMI/ Vëllezërit Haklaj qëlluan në mitingun e PD-së në 1997, Berisha kërkoi “kokën” e Shkëlqim Haklajt

F.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT