Dosja “978” kishte mbi 8 mijë faqe me përgjime që nisnin që në vitin 2008, ku ishin të përfshirë gazetarë, botues mediash, politikanë dhe biznesmenë.
Themi kishte mbi 8 mijë faqe, pasi disa nga përgjimet si sms, mes Ilir Metës dhe Kastriot Ismailajt janë asgjësuar. Por, falë procesverbaleve të Policisë, këto sms të përgjuara rezultojnë ende.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, përgjimi në dosjen “978” ishte për shtetasin Kastriot Ismailaj dhe në momentin që në dosje del një person me imunitet politik nuk vendoset me emër por është vendosur me numër telefoni. Numri në fjalë i përket Ilir Metës.
Kastriot Ismailaj, u vu nën hetim në vitin 2008 për pastrim parash në cilësinë e administratorit të kompanisë “Adriatic Development Corporation”.
Po në vitin 2008 ai u vendos nën përgjim për të siguruar prova, pasi organi i akuzës, dyshonte se Ismailaj kishte kryer në një bankë të nivelit të dytë disa transferta në mbërritje në shumën prej 4.5 milionë USD dhe 800 mijë euro.
Janë pikërisht ato para, me të cilat Ilir Meta, në cilësinë e kreut të LSI-së, dyshohet se ka blerë zgjedhjet në 2009.
Shifra 200 mijë euro që Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, ka dalë në përgjime, të cilat më pas janë zhdukur.
Në përgjime hidhet dritë se si i siguronte Kastriot Ismailaj, fondet që sillte për t’i pastruar në Shqipëri.
Kastriot Ismailaj rezulton se ka kryer komunikime të shpeshta me shtetasen amerikane Rebecca Gaskin Gain e datëlindjes 23.09.1965. Kjo e fundit, sipas Prokurorisë është burimi i sigurimit të parave për Kastriotin, i cili përpiqet të gjejë vende, ku ato mund të përdoren apo të investohen, mjafton që të garantohet kthimi i tyre.
Për më tepër Prokuroria ka evidentuar se Ismailaj dhe amerikania Gaskin kanë lidhje të forta politike në Ballkan.
Gjithashtu në përgjime zbardhet edhe skema e e lëvizjeve të fondeve nga Afrika, Amerika apo Azia në Europë.
Flitet për para të freskëta “cash” në Tanzani. Flitet për investime në pasuri të patundshme në Tiranë. Flitet për transporte të 150 milion USD të transportuara në Ballkan.
Hetimet
Nga hetimet ka rezultuar se shoqëria “Adriatic Development Corporation” është regjistruar me datë 07.12.2005, me adresë Rr. “Pjeter Bogdani”, Pallati nr. 5, ap 24, me kapital themeltar 100.000 lekë. Ortak i Vetëm Themelues i Shoqërise ishte Kastriot Ismailaj ndërsa administrator ishte shtetasi Antea Kajo.
Nga verifikimet e kryera pranë Drejtorisë se Tatimeve Tiranë rezultonte se deklarimet e shoqerisë që nga momenti i krijimit të saj deri në momentin e kryerjes së transaksioneve të mëdha ishin zero.
Ne kuadër të kryerjes së veprimeve të mëtejshme hetimore i është kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përgjimi i komunikimeve telefonike të kryera nga shtetasi Kastriot Ismailaj.
Ai ka kryer komunikime të shpeshta me shtetasin Anteo Kajo dhe me shtetasen Rebecca Gaskin Gain, e cila shuma të mëdha monetare kerkonte t’i investonte në Rajonin e Ballkanit.
Ndër transkriptet më të rëndësishme janë:
Biseda e datës 24.05.2008 ndërmjet Kastriot Ismailaj e Anteo Kajos ku Kastrioti shprehet se “kam gati me bë kontratën një vjeçare,120 mijë ton me fuçi-(10 mijë ton në muaj), 60 /70 penetracioni… 200 kg….., kontratë për në Afrikë, por kontrata bëhet në Amerikë, në Neë York.
Biseda e datës 14/10/2008 ndërmjet Kastriot Ismailajt dhe një shtetasi të quajtur Genti.
K — Çfarë tatimesh janë për t’u pagujt ?
G – I paguva dje
K – ….Po ku i gjete lekët?
G – Ja mora Anteos.
K – E ja more Anteos e?
G –Sa lek?
K –Po.
Me gjithë komisione me të gjitha….TVSH… Tatim Fitimi, sigurime shoqërore.
G – Po në tatime ne jemi
Kastriot Ismailaj ka kryer komunikime të shpeshta me shtetasen amerikane Rebecca Gaskin Gain e datëlindjes 23.09.1965. Kjo e fundit është burimi i sigurimit të parave për Kastriotin, i cili përpiqet të gjejë vende, ku ato mund të përdoren apo të investohen, mjafton që të garantohet kthimi i tyre.
Ndër transkriptet më të rëndësishme janë:
SMS e Dt. 16.07.2008 ora 4:43:13 PM.
«Mundet Berti të dërgoj dokumentin 14 fjalësh të cilin e premtoi sot me herët. Takimi im me llogaritarin është shpejt. Shumë faleminderit”.
SMS e Dt. 01.10.2008 ora 10:50:41 PM.
“Për ju djalë, të lutem bëj listën e çfarë ne mund bëjmë me paratë prej kohës së marrë në kohën e investimit. Listë me terma të shkurtra të instumentave”.
SMS e Dt. 04.10.2008, ora 3:05:38 PM.
“Ai tha është i mirë mjaft të joshë një investitor. A keni ju ndonjë ide në këtë muaj për Nik. Unë mendoj ti japim tregut aktual që mund të themi tek rreth 6 eurove dhe përveç një deri në dy muajve qera. Ai mund gjithashtu të ndihmoj ne, në data të tjera? Sa gjatë do të gjejmë dhe marrin informacion për atë? A janë ata duke punuar në këtë kohë? Shumë faleminderit ndërsa unë e di që ju jeni duke punuar në shumë gjëra. Unë bie dakot me burime shumë të ngadalta por Kina dhe India janë akoma vetëm fjalë”.
SMS e Dt. 05.08.2008, ora 11:03:58 AM.
“Kastrioti tha që ju i dërguat faturat e adc dhe të tjerat nga banka por unë s’kam marrë asgjë. Më vjen shumë keq t’iu shqetësoj pasi je sëmurë por jam e detyruar dhe vonesa më shkakton probleme të mëdha. Shpresoj të pushosh dhe të kerkoj dhe një herë falje për shqetësimin. Çdo të mirë. Rebecca”
SMS e Dt. 23.12.2008 ora 1:17:54 PM.
“Nuk kanë biseduar me ata prej javës së fundit por ata kanë dërguar. Verifikoni llogaritë në bankën tuaj. Lidhur me pranimin do të informoj pasi unë të mund… konfirmoj me bankën, për urdhër pagesat në. . “.
Në Dt. 31.12.2008; 6:14:23 PM, Kastriot Ismailaj me një shtetas të quajtur Shimshon zhvillojnë një bisedë që zgjat 37 minuta e 43 sekonda. Veç të tjerash flasin për krizën ekonomike, për partnerët në Serbi, Kosovë e Ballkan. Një i njohuri i tyre i quajtur Ben me disa të tjerë po investon në Ballkan 1 miliard dollarë. Flasin dhe për para të freskëta “cash” në Tanzani. Flasin për investime në pasuri të patundshme në Tiranë. Flasin për transporte të 150 milion USD të transportuara në Ballkan.
Në dt. 27/12/2008 midis Rebekës dhe Kastriotit zhvillohet kjo bisedë:
R- Sëpari jam në Sky ….Dhe e dyta ishte kosto 58 milion dhe pagesa 48 milion është gati dërgesa për t’u paguar edhe 20 milion me shumë pare ate ne… avion..
K – 20 milion janë dollarë amerikan?
R – Po…. Kthimi mbrapa….Kosto është 68 dhe pagesa 48 …. 20 milion për dollarët është pagesa.
K – Çfarë modeli është.
R- Është e zonjës Falkon.
K– E! E zonjës Falkon! OK.
R- Është si shumë e vështirë…..Ata do të jenë të tyre 5% e aseteve sipas gjykimit tyre 40 %…. a më shumë janë në treg….. merre me përpara atë
Ne Dt. 25/06/2009 , Rebeka bisedon me Kastriot Ismailaj në gjuhën angleze ku veç të tjerash thonë:
R… Banka do t’ju telefonoj juve për shpërndarjen e trasfertave
K – Unë telefonova menaxherin e tyre në oren 2 dhe ishte i mendimit të më telefononte mua përsëri, sepse ai ishte jashtë banke dhe shefi i zyrës ndoshta ishte akoma ne takim.
R – Cili është emri i atij që do dërgoj transfertën tani?
K – Unë nuk jam i sigurtë në këtë moment, sepse une nuk kam folur, ai do të më telefonojë mua rreth orës 2, sepse ai ishte ne takim.
R – A e dini ju emrin e konfirmuesit te faturës?
K –Për konfirmimin jam i varur nga shuma që nevojitet për të firmosur që do të më japë nëpërmjet telefonit ose e-mailit vetë. I varur nga shuma vete qe nevojitet per te firmosur. Nga shuma. R – E drejte. K – Ne qofte se është shume e madhe nevojitet të konfirmohet dhe të firmoset dhe s’ka nevojë për, faturë ose diçka, ose në qoftë se është e vogël.
R – E di është e madhe apo e vogël shuma?
K – Nuk e di. …Por rregullat janë te jetë këtu dhe ta firmos
R – Në rregull është diskutim i mire.
K – Po unë mendoj t’a gjëmoj dhe t’a firmos.
Në dt.11/01/2009 Rebeka bisedon me Kastriot Ismailajn ku veç të tjerash flasin për Vlorën si dhe për 3 projekt ide që fillojnë në fillim të Shkurtit. Flasin për një person të quajtur Gëlit (nga Maqedonia) që ka shok drejtorin e Investment Bank. Flasin për ndërtime ku Rebeka i kërkon projektin, ndërsa ai i thotë se do e marrë me flesh dhe do t’ia dërgoj me email. I shpjegon modelin e ndërtesave, katet e poshtme, garazhe, pastaj dyqane, restorant dhe apartamente te tjera mbi të, luksoze. I flet për koston e ndërtimit që do të shkojë 500 euro për metër katror për katet e ulta dhe 800 euro për metër katror për katet e tjera. I flet që Gëzimi ka shoqe gruan e bosit të madh shumë. Për njohjet e Drejtorit të Shkupit me Gëzimin.
Në dt. 21/01/2009 Kastriot Ismailaj bisedon me një shtetas të quajtur Sadush Ylli, ku veç të tjerash ky e pyet nese ka prurje te reja. Kastrioti i thotë jo mor jo, dua të bej pagesat dhe të shikoj… Kastrioti e pyet për atë që të bëra ka ndonjë prurje të afërt apo të prish llogaritë?… Sadushi i përgjigjet: Për nja një jave ose do hidhem t’i gjej./CNA.al