Më datë 22 qershor të vitit 2009, dy ditë para zgjedhjeve, sipas Hoxhës, ky biznesmen ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë euro.
SMS është derguar më 22 qershor 2009 ora 17:27:
“Nesër në darkë (më 23 qershor), duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”.
Kush është miku i ngushtë i Ilir Metës që Kastriot Ismailaj, që presidenti i kërkonte 200 mijë euro për fushatë:
Kastriot Ismailaj eshte 52 vjec. Emri i tij u be i njohur me 12 maj 2015 kur u arrestua nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Policine e Shtetit per vepren e mashtrimit ne shuma te medha dhe pastrimit te produkteve te vepres penale.
Ai akuzohet nga prokuroria se ka krijuar nepermjet mashtrimit financiar shoqeri fiktive dhe off-shore ne Shqiperi dhe ne vende me parajsa fiskale. Nje nder to edhe DIA, kompania e cila u krijua ne vitin 2010 per te mbledhur borxhet e CEZ. Por Ismailaj ka qene edhe me heret ne hetim nderkombetar, po per pastrim parash, pasi kishte marre me konceison nje miniere zinku ne Kongo, duke u paraqitur si kompani zvicerane, nderkohe qe qendren e kishte ne Tirane ne shtepine e tij.
Kjo u vertetua edhe nga nje shkrim investigativ i gazetes gjermane “Neue Zurcher Zeitung” e cila shkruante se minierat ne Kongo pervetesoheshin nga firma fantazem, te cilat me pas i shisnin. Kastriot Ismailaj njihet po keshtu edhe si nje mik i ngushte i politikaneve shqiptar.
Ne vitin 2010 ai u propozua nga LSI per anetar te ERE, Entit Rregullator te Energjise, nderkohe qe eshte mik me Peter Roma, ish drejtues i CEZ ne Ceki si dhe nje shtetase amerikane te quajtur Rebeka, me te cilen ishte aksioner ne minierat ne Kongo.
Përgatiti: AlpeNews.al