Policia e Shkodrës njoftoi sot për arrestimin një 37-vjeçari në pikën kufitare të Muriqanit. Genc Nikshiqi, 37 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër, u arrestua pasi në pikën kufitare Muriqan, në dalje nga territori i Shqipërisë me mjetin tip Benz Furgon, me targa AA591RT, nga kontrolli i ushtruar këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 24 pako lëndë narkotike Cannabis Sativa. Pas peshimit rezultoi me peshë 15.5 kilogram.
Ndërkohë, ShkodraNews mëson se lënda narkotike është sekuestruar në orën 24:00 të së shtunës. Sipas burimeve, lënda është gjetur në sarburator ( depozitën e karburantit ) dhe gomat rezervë të këtij mjeti të drejtuar nga shtetasi Nikshiqi.
Por, jo vetëm kaq. ShkodraNews ka siguruar sot edhe foto të automjetit ku u gjet lënda narkotike në pikën kufitare të Muriqanit.






