• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME DORË TË HEKURT/ Policia Rrugore nuk fal kundravajtësit: Arrestohen 35 shoferë, pezullohen 126 leje drejtimi
Home
Aktualitet
Kronikë

ME DORË TË HEKURT/ Policia Rrugore nuk fal kundravajtësit: Arrestohen 35 shoferë, pezullohen 126 leje drejtimi

15 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore ka vendosur 27 927 gjoba gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin.

Në bilancin e Drejtorisë së Policisë Rrugore, bëhet më dije se shumica e gjobave rreth 8008 janë vendosur për shpejtësi tej normave të lejuara, po ashtu edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe për parakalime të gabuara.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me mjetet inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat dhe së fundi edhe teleskopët, për të evidentuar përdoruesit e celularit, gjatë drejtimit të automjeteve janë pezulluar 126 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt, janë arrestuar 35 drejtues mjetesh, nga këta 22 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 1 për drejtim mjeti nën efektin e narkotikëve,  dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Masat administrative:
 -27 927 masa administrative në të gjithë vendin

-8008 për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit;

-1479 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

-1632 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

– 2094 për parakalime të gabuara;

– 678 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

– 234 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

-345 drejtim mjeti/motomjeti në efektin e alkoolit;

-11334 për parkim të gabuar;

-2123 për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRAT/ Operacion kundër prostitucionit në Greqi, në pranga 3 shqiptarë, 2 në kërkim
Previous article SHQIPËRI-ITALI/ Ambasada e SHBA uron Kombëtaren: Miqtë tuaj në Tiranë ju mbështesin

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT