Një 31-vjeçar është kapur në Vlorë pasi tentoi të kalonte kufirin me kartë identiteti të falsifikuar.
Policia thotë se në pranga u vu shtetasi me iniciale Gj.M., banues në Ankona të Italisë.
“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, pasi ka tentuar të kalojë Pikën e Kalimit Kufitarë të Portit Vlorë në drejtim të shtetit Italian, me mjet identifikimi kartë identiteti greke, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar“, tha policia në njoftimin zyrtar.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”


