Policia e Portit të Durrësit bën të ditur se ka prangosur një person kosovar por me banim në Serbi. Ai u kap me dokumente false.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës:
- Më datë 28.09.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar A.B, vjeç 23, banues në Beograd, Serbi, pasi në PKK, Port, Durrës, në terminalin e kontrollit të pasagjerëve, u kap duke kaluar kufirin, me pasaportë dhe kartë identiteti Sllovene, të falsifikuara. Neni 189 e 186 i Kodit Penal.


