Një 31 vjeçar është arrestuar në kryeqytet. Kjo pasi gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, iu konstatua një dokument i dyshuar i fallsifikuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K. vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën “ Frank Bardhi”, gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, iu konstatua një dokument i dyshuar i fallsifikuar. Neni 186/1 i Kodit Penal.