• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË BURGOSËN DHE MË FUTËN KOKËN NË KAZAN”/ Pse i ekzekutoi nënën dhe babanë i riu dy ditë pas…
Home
Breaking News

“MË BURGOSËN DHE MË FUTËN KOKËN NË KAZAN”/ Pse i ekzekutoi nënën dhe babanë i riu dy ditë pas…

8 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Emigranti i sapokthyer nga Anglia vret me armë zjarri nënën dhe babanë e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në orët e mesditës në zonën e njohur si Llixhat në Peshkopi. Sipas Policisë, 26- vjeçari Qemal Sela ka qëlluar me armë automatike prindërit e tij, shtetasit Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme.

Nisur nga gjendja e paraqitur pas krimit nga ana e të riut, ka dyshime se ai ka probleme me shëndetin mendor. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se, bazuar edhe në dëshminë e të afërmve të tij, dyshohet se ai ka pësuar tronditje të fortë psikologjike pasi është kapur nga Policia në Angli. Ai jetonte dhe punonte prej rreth 8 vitesh në këtë shtet, por mungesa e dokumenteve e ka penalizuar atë për ta kthyer deportiv.

Qemal Sela, djali qe vrau nenen dhe babane
Qemal Sela, djali qe vrau nenen dhe babane

NGJARJA Familja Sela jetonte në katin e parë të një godine katërkatëshe në lagjen “Llixha” në Peshkopi. Dje rreth orës 12:30, banorët, por edhe disa efektivë që janë ndodhur afër, kanë dëgjuar të shtënat e armës. Dyshohet se në familjen Sela ka pasur një sherr të mëparshëm në lidhje me godinën ku ata edhe banonin. Sipas të dhënave, familja jetonte në një pjesë të katit të parë, ndërsa pjesën tjetër bashkëshortët Sela e menaxhonin si hotel për qytetarët që vinin për t’u kuruar në llixhat e Peshkopisë. Ata trajtonin afro 70 pushues në muaj në hotelin e tyre.

Dyshimet e para ishin se ata u grindën për hotelin që shërbente për llixha. Policia bëri të ditur dyshimet se një natë para krimit brenda familjes Qemal Sela ka debatuar me prindërit, vëllain e motrën në lidhje me pronësinë e hotelit.

Emigranti u ka kërkuar llogari familjarëve të tij për paratë e dërguara gjatë tetë viteve, duke dyshuar se ato nuk janë menaxhuar si duhet ose mbahen të fshehura nga prindërit. Disa banorë janë shprehur në Polici se nata në familjen Sela nuk ka qenë aspak e qetë, por e tensionuar, e zhurmshme dhe e shoqëruar me sherre. Një tjetër pistë, e cila konsiderohet më e besueshme për hetimorët, është se i riu e ka kryer krimin e rëndë në kushtet e një tronditjeje të fortë psikike. Ai nuk e ka përballuar dot shkëputjen nga Anglia, ku kishte shkuar tetë vite më parë dhe punonte atje pa dokumente.

Në kushtet e kësaj tronditjeje, dyshohet se Sela nuk ka kursyer as prindërit e tij, me të cilët ka pasur edhe debat. Sakaq, edhe burime zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë Peshkopi pohojnë se gjendja e shëndetit mendor të Qemal Selës nuk është e mirë.

Specialistët dhe drejtuesit dyshojnë se ai e ka kryer krimin e dyfishtë në kushtet e depresionit. Po sipas Policisë, i arrestuari për krimin e rëndë nuk ka dhënë sqarime rreth motiveve të vrasjes së prindërve.

“Na tha se e kanë burgosur në Angli, se ia kanë futur kokën në kazan me ujë, se e kanë rrahur, madje se nuk ka as prindër”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit, teksa konfirmuan se ka dyshime të forta në lidhje me shëndetin mendor të të riut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Euro ‘ringjallet’, pëson rritjen më të madhe ditore
Previous article Basti i trajnerit Milos Kostic/ Luftëtari do të jetë dëfryes dhe rezultativ

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN SHËNGJIN-LEZHË/ Plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN SHËNGJIN-LEZHË/ Plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT