Identifikohet polici që u vetëvra sot në komisariatin e Fierit. Bëhet fjalë për Kastriot Fafajn, 46 vjeç. Polici i Patrullës së Përgjithshme të Rendit i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Ndonëse polici kishte mbaruar shërbimin, ka ndërmarrë aktin ekstrem në ambientet e policisë, në rrethana ende të paqarta.
Informacion paraprak
Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



