Një person ka përfunduar në prangat e policisë amerikane, pasi iu gjet një armë zjarri dhe municion në kamionin e tij.
Burri nga Virxhinia, i identifikuar si Wesley Allen Beeler u përpoq të hynte në një pikë kontrolli sigurie pranë Kapitolit me një letër kredenciale që nuk ishte e autorizuar.
31-vjeçari i cili drejtonte një kamion tip “Ford”, tentoi të kalonte në një pikë kontrolli në Rrugën E, në verilindje të Kapitolit, ku ai u takua nga oficerët e Policisë së Kapitolit, sipas dokumenteve të gjykatës.
Zona është një nga shumë nën bllokim të plotë pas shkeljes së 6 janarit të Kapitolit dhe përpara inaugurimit të Joe Biden si president i SHBA-së më 20 Janar.
Beeler u arrestua me akuzat e mbajtjes së një pistoletë pa licencë, posedimit të një arme zjarri të paregjistruar dhe posedimit të municionit të paregjistruar.
Nuk dihet nëse Beeler kishte parashikuar një sulm gjatë ceremonisë së betimit të Biden si president, por tregon edhe njëherë se policia amerikane ka marrë masa drastike përpara kësaj ngjarjeje madhore për vendin dhe jo vetëm.