• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME ARMË NË MAKINË E SHTËPI/ Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë! I sekuestrohen 2 pistoleta, granatë dhe 4 jelekë antiplumb (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

ME ARMË NË MAKINË E SHTËPI/ Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë! I sekuestrohen 2 pistoleta, granatë dhe 4 jelekë antiplumb (EMRI)

9 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 38-vjeçar në Vlorë që qarkullonte me pistoletë e granatë në makinë, ka rënë në prangat e policisë. Ermal Hamzo u ndalua në “Kthesën e Pilurit” në Himarë ku gjatë kontrollit në çantë, iu gjendën armët.

Më pas, në kontrollin e shtëpisë së tij, u sekuestrua një pistoletë tjetër, krehra, municion luftarak, 2 jelekë antiplumb dhe 2 jelekë multifunksionalë.

Hamzo rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Njoftimi:

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Siguria 2”, për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 1 granatë, municion luftarak, 4 jelekë antiplumb/multifunksionalë, 1 automjet dhe 2 celularë.

Vihet në pranga 38-vjeçari i posedonte, shtetas me precedent penal për krime kundër personit.

Ai u kap në flagrancë nga Policia, në Himarë, duke qarkulluar me automjet, me pistoletë me fishek në fole dhe me granatë.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në territor, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Siguria 2”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për krime kundër personit.

Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet në zonën e quajtur “Kthesa e Pilurit”, Himarë. Pas ndalimit të automjetit, gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me krehër të mbushur me fishekë dhe 1 granatë.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit, në Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, krehra, municion luftarak, 2 jelekë antiplumb dhe 2 jelekë multifunksionalë.

2 pistoletat, granata, krehrat, municioni luftarak dhe 4 jelekët antiplumb/multifunksionalë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PJESË E GRUPIT TË ERGYS DASHIT DHE ERVIN MATËS/ Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë
Previous article TRONDITËSE/ U shpall i vdekur gabimisht, foshnja 18 muajshe zbulohet në morg se ishte ende gjallë

s.autor

Postime të ngjashme

PJESË E GRUPIT TË ERGYS DASHIT DHE ERVIN MATËS/ Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË ERGYS DASHIT DHE ERVIN MATËS/ Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time Aktualitet

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti Aktualitet

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT