• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ME ARMË DHE KANDIDAT I BASHËS”/ Kush është I papuni me “Hummer” që terrorizoi “Myslym Shyrrin”
Home
Breaking News

“ME ARMË DHE KANDIDAT I BASHËS”/ Kush është I papuni me “Hummer” që terrorizoi “Myslym Shyrrin”

27 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Preg Gjergj Lalaj është një prej personave të ndaluar dhe proceduar për aktet e dhunës dhe vandalizmit të regjistruara ditën e mërkurë pranë Parlamentit.

Megjithatë, krahasuar me ato që Lalaj di të bëjë, lëshimi i disa gurëve dhe goditja e efektivëve të policisë duket si një “lojë fëmijësh”.

Pak kohë më parë, siç raportonte Policia e Shtetit, 52-vjeçari u ndalua nga forcat e Policisë në rrugën “Myslym Shyrri”, në qendër të Tiranës, duke drejtuar në mënyrë të papërgjegjshme një mjet të llojit “Hummer”, me targa amerikane “USA 3 L”.

Ndalimi ndodhi gjatë orëve të vona të natës.

Raportimi i plotë http://www.arkivalajmeve.com/Pranga-iu-gjet-pistolete-ne-makine-luksoze.246623/

Gjatë kontrollit, Lalajt iu gjet në flagrancë një pistoletë e llojit TT, pa leje dhe një krehër me shtatë fishekë.

Ajo që bie në sy, tek 52-vjeçari me banim në Mamurras është që pavarësisht se deklarohet zyrtarisht si i papunë, arrin t’i lejojë vetes një stil jete tepër luksoz, që përfshin edhe zotërimin e një automjeti si “Hummer”, me një çmim bazë prej 100 mijë dollarësh.

Fotot e tij në rrjete sociale konfirmojnë këtë stil vërtet luksoz jete. Burimi i pasurisë së Lalajt mbetet i panjohur.

Megjithatë, duket se “papunësia” e ka shtyrë që të bëhet pjesë e lëvizjes opozitare, duke tentuar të krijojë kaos dhe dhunë në mes të Tiranës.

Midis të ndaluarve, bie në sy edhe një person që ka qenë i përfshirë në vetë listat e Partisë Demokratike.

Gjovalin Laska, i vetmi person me arsim të lartë midis të ndaluarve të ditës së martë, është kandiduar si këshilltar i Bashkisë së Lezhës, nën siglën e Partisë Demokratike.

Mes të ndaluarve figurojnë edhe dy vëllezër, Armando dhe Ermal Shkalla. Të dy figurojnë si të vetpunësuar pranë një lavazhi në Vaqarr.

Megjithatë, edhe ata, në rrjetet e tyre sociale shfaqin fotografi të një stili jetese aspak të përshtatshëm për një person që siguron me vështirësi bukën e gojës.

Të dy “ushtarët” e Bashës kanë postuar fotografi me makina të shtrenjta luksi apo në udhëtime të ndryshme.

Ndërsa 20-vjeçari Besmir Pula, me arsim tre klasë fillore, i dënuar për vjedhje, gjithashtu i ndaluar për pjesëmarrjen në këtë protestë, është gjithashtu një militant i regjistruar në radhët e Partisë Demokratike.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR YZEIRI/ Popullin nuk e përfaqësoni ju, populli është spektator
Previous article DJEGIA E MANDATEVE/ Spartak Ngjela: Aleatët perëndimor po kërkojnë zevëndësimin e deputetëve

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap Aktualitet

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2 Aktualitet

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT