• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME 40 MIJË EURO DHE PISTOLETA ME MULLI/ Si u ZBULUA 54-vjeçari. Kur e MORËN në pyetje ai…
Home
Aktualitet
Kronikë

ME 40 MIJË EURO DHE PISTOLETA ME MULLI/ Si u ZBULUA 54-vjeçari. Kur e MORËN në pyetje ai…

2 September, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Mbahej në vëzhgim nga Policia, pas dyshimeve se ishte përfshirë në aktivitet të paligjshëm, kapet me armë dhe një sasi të konsiderueshme parash të pajustifikuara.

euro

Një 54-vjeçar nga Korça ka përfunduar në prangat e Policisë pas një kontrolli të ushtruar në lokalin e tij. Prangosja në flagrancë u bë nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar, pas dyshimeve që ishin ngritur mbi aktivitetin e D. Ç., banues në fshatin Dishnicë.

Ndonëse në lokalin e 54- vjeçarit nuk u gjet asgjë e paligjshme, efektivët e Policisë arritën të gjenin në njërin prej sirtarëve të banakut një shumë të konsiderueshme eurosh. Bëhet fjalë për rreth 10 mijë euro.

Pas kësaj, forcat e Policisë kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e 54- vjeçarit. Në shtëpinë e tij private, në Dishnicë, nga kontrolli i imtësishëm u gjet një sasi edhe më e madhe parash, gjithashtu dhe një armë zjarri. Bëhet fjalë për 30 mijë euro, si dhe një armë zjarri e llojit pistoletë me mulli.

54-vjeçari është vënë në pranga në kushtet e flagrancës, ndërsa gjatë marrjes në pyetje, ai nuk ka qenë në gjendje të justifikojë shumën e parave prej 40 mijë euro.

Në bazë të hetimeve të deritanishme, Policia ka dyshime se D. Ç. është përfshirë në aktivitet të paligjshëm të organizimit të lojërave të fatit. Këtë aktivitet 54-vjeçari mund ta ketë kryer kohë më parë ose mund të vazhdonte ta kryente deri në ditët e fundit, por nga kontrolli në lokalin e tij, oficerët e Policisë nuk ishin në gjendje të zbulonin të dhëna për të provuar një gjë të tillë.

Pavarësisht kësaj, 54-vjeçari do të hetohet për armëmbajtje pa leje, si dhe për pastrim parash. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Ç., 54 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrolli që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ushtruan në lokalin dhe më pas në banesën e tij, në cilësinë e provës materiale iu gjetën e u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë me mulli, me 6 fishekë luftarakë pa leje, si edhe rreth 40 000 euro, sasi monetare kjo e pajustifikuar nga 54-vjeçari.

Shtetas D. Ç., dyshohet të ketë konsumuar elemente të veprave penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, bëhet e ditur nga Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U THA SE U MBYT NË DET/ Policia zbulon arsyen e vërtetë të vdekjes së pushuesit në Shëngjin
Previous article KUVENDI RINIS PUNËN/ Shkarkimi i Metës dhe reforma zgjedhore në krye të Axhendës

k.autor

Postime të ngjashme

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu

PAS DISA DITËSH BETEJË ME FLEKËT/ Fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec Aktualitet

PAS DISA DITËSH BETEJË ME FLEKËT/ Fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja Aktualitet

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT