• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME 30 QERSHOR…”/ Kryebashkiaku Veliaj: Do ndërtohet Teatri i ri Kombëtar
Home
Politikë

“ME 30 QERSHOR…”/ Kryebashkiaku Veliaj: Do ndërtohet Teatri i ri Kombëtar

28 March, 2019 F.autor Politikë

Tirana do të ketë teatrin e saj të ri dhe modern. Duke folur në emisionin “Opinion”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se kryeqyteti ka nevojë për një godinë të re të teatrit kombëtar që plotëson të gjitha standardet.

“Sot shumica e veprave në teatër kanë nevojë për një skenë fundore , pra për një hon të madh, ku skena të shkojë poshtë, për atë që quhet oxhak ku skena të shkojë sipër, ka nevojë që të kenë disa ambiente, të kenë një garderobë, të kenë hapësira. Ne do të kemi një teatër të ri por nëse dikush mendon një mendim alternativ siç është opozita duhet patjetër të vijë në 30 qershor e të na tregojë sa vetë”, tha Veliaj.

Kreu I Bashkisë u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit janë edhe referendum më i mirë edhe për vetë opozitën, nëse qytetarët e duan një teatër të ri modern në qytetin e tyre apo do të duan të kenë sërish atë ngrehinë.

“Edhe po të donim një referendum sot do të duheshin 6 muaj ndërkohë që zgjedhje kemi për tre muaj. Kush do të jetë në këtë referendum njerëzit që duan që siç u bë sheshi I ri Skënderbej, se e kishin sheshin e vjetër dhe me të njëjtat argumente ruhej. Sheshi i vjetër nuk mori asnjë çmim. Sheshi sot mori çmimin e Barcelonës. Paneli I Barcelonës me 20 arkitektët më të mirë e ndau në dallim nga ata që janë qejflinj partish. Ne kishim edhe në pazar të vjetër. Pati protesta edhe për pazarin e vjetër, por ja ku jemi sot! BERZH vlerësoi me çmim pazarin e ri. Shihni kalanë. Të gjithë thanë u futën prishën kalanë. Kalaja e Tiranës sot është hapur ku janë ruajtur të gjithë muret por që mund të ruhet dhe pjesa tjetër që ishte një ferrishte, sot është transformuar”, deklaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON ZGJEDHJET E VËSHTIRA/ Hazard kalon testin e së vërtetës: Do ishte fantastike të arrija...
Previous article "JU KËRKOJ FALJE"/ Luana Vjollca bën deklaratën e papritur (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT