• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME 2 MINA ME TELEKOMANDË NË ÇANTË TË LIDHURA ME…/ Bie në prangat e policisë 38-vjeçari në Lezhë
Home
Aktualitet
Kronikë

ME 2 MINA ME TELEKOMANDË NË ÇANTË TË LIDHURA ME…/ Bie në prangat e policisë 38-vjeçari në Lezhë

30 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Lezhë, pasi iu gjetën 2 mina me telekomandë. Në pranga ka rënë Besnik Osmani, ndërsa arrestimi i tij ka ardhur pas 3 javë hetimesh, me finalizimin e operacionit të koduar “Miloti”.

“Policia e Lezhës godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë.

Finalizohet operacioni i koduar “Miloti”, pas një hetimi 3-javor.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Njësia Operacionale, forca e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, një thikë dhe një sasi parash.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një hetimi 3-javor, bënë të mundur parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të tentativës për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Në kuadër të hetimit, në Fushë-Milot, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Miloti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. O., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit B. O. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, një thikë që plotëson kushtet e armës së ftohtë, 1000 euro dhe aparate celularë.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit'”, njofton Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENDOHEJ I VDEKUR NGA AKSIDENTI AJROR/ 70-vjeçari “rikthehet” pas 45 vitesh
Previous article MBAPPE APO NEYMAR? Përgjigjja fantastike e sulmuesit për “Topin e Artë”

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët Aktualitet

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë Aktualitet

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se… Aktualitet

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT