Një shqiptar është arrestuar në periferi të Milanos, pasi është kapur me një sasi droge, raportuan këtë të hënë mediat italiane.
Në pranga është vënë një 35-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Sipas të njëjtave burime, shqiptarit gjatë një kontrolli vetiak, iu gjet një sasi e vogël heroine.
Kontrolli vijoi në banesën ku 35-vjeçario jetonit.
Aty, u gjetën më shumë se 2.5 kg heroinë dhe rreth 8.000 euro.
Shqiptari, pa precedentë të mëparshëm, cilësohet nga hetuesit si një shpërndarës droge në Milano, ndërsa raportohet se familja e tij jeton në Shqipëri.







