• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Mdefend”, teknologjia që mbron pajisjet mjekësore nga sulmet kibernetike
Home
Teknologji

“Mdefend”, teknologjia që mbron pajisjet mjekësore nga sulmet kibernetike

26 July, 2018 k.autor Teknologji

Pajisjet mjekësore janë ndër burimet më të dobëta në sistemin e rrjetit spitalor, si dhe janë ndër më të rëndësishmet pasi ato përmbajnë të dhëna të vlefshme për pacientët. Këto pajisje janë bërë pjesë integrale e rrjeteve kompjuterike të spitaleve, por nuk janë të monitoruara dhe mbeten të pambrojtura.

Për shembull, makinat me rreze X, defibrilatorët dhe pajisjet e tjera mjekësore elektronike sigurisht që janë teknologji që kursjnë jetën, por mund të hakerohen lehtë nëse nuk mbrohen. Një ‘dhunim’ i pajisjeve mjekësore ndikon në vazhdimësinë e biznesit, reputacionin e korporatës dhe sigurinë e pacientit.

Kompania CyberMDX ka siguruar një zgjidhje në fushën e sigurisë informatike mjekësore përmes Mdefend, një teknologji që kombinon kërkimet dhe njohuritë për sulmet kibernetike dhe dobësitë e pajisjeve mjekësore me Inteligjencën Artificiale.

Zgjidhja e sigurisë informatike mbron pajisjet mjekësore duke u lejuar atyre të veprojnë vazhdimisht dhe për të siguruar pacientët dhe të dhënat.

Mdefend nuk është një teknologji invazive, ai menaxhon rrezikun si dhe parandalimin dhe zbulimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e’Internet of Medical Things (IoMT).

Drejtori i Përgjithshëm i CyberMDX, Amir Magner, siç raportohet nga portali izraelit “Globes.co.il”, tha: “Rritja e përshpejtuar e pajisjeve mjekësore të lidhura paraqet sfida të jashtëzakonshme për sigurinë e rrjetit spitalor. Disa sulme kibernetike që kanë ndodhur kanë treguar sfidat dhe situatat me rrezik të lartë për të cilat spitalet janë të ekspozuara. Siguria kompjuterike për pajisjet mjekësore është një domosdoshmëri absolute për të lejuar spitalet të përqendrohen në misionin e tyre primar që është për të shëruar dhe shpëtuar jetën”.

Joey Johnson, këshilltar i CyberMDX, shpjegoi: “Teknologjia i lejon përdoruesit të dijnë se cilat pajisje mjekësore janë në rrjet, cilat janë të lidhura dhe cili është niveli i rrezikut për çdo aset të lidhur. Kjo jo vetëm ndihmon në mbrojtjen e rrjetit spitalor, por gjithashtu ndihmon të kurseni kohë dhe para”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rikthehet trendi i bujshëm i "VITEVE 80"/ Disa ide si t'i vishni bluzat me mëngë të fryra (FOTO)
Previous article SULM ME GAZ SARIN NE TOKIO/ Japonia ekzekuton edhe anëtarin e fundit të kultit famëkeq

k.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT