• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Ekipore
  • Individuale
  • KuqeZi
McLaren shpreson të rikthejë Hamiltonin në Britani
Home
Sport
Individuale

McLaren shpreson të rikthejë Hamiltonin në Britani

14 February, 2018 Q.Autor Individuale, Sport

Jo më kot thuhet se problemi i dikujt kthehet në shpresë për dikë tjetër. E njëjta gjë po ndodh me skuadrën McLaren, që beson në mundësinë që Lewis Hamilton të rikthehet tek britanikët, në rast se nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me Mercedes.

Kampioni në fuqi i Formula 1, nuk ka firmosur ende marrëveshjen e re me gjigantët gjermanë, edhe pse kanë mbetur vetëm dy javë nga fillimi i testeve. Megjithatë ky fakt duket se nuk i shqetëson aspak drejtuesit e Mercedesit, të cilët janë shprehur se kanë rënë dakord me 33-vjeçarin dhe tashmë po zgjidhen vetëm disa teknikalitete të fundit.

Drejtori Ekzekutiv i McLaren, Zak Brown është shprehur për pilotin se i ka dyert e hapura në ish skuadrën e tij dhe beson se Lewis do të përshtatej mjaft mirë me këdo nga kolegët e tij tek ekipi britanik.

Marrëdhëniet midis McLaren dhe Hamilton u krisën për një farë kohe, gjatë periudhës kur në karrigen e drejtuesit qëndronte Ronn Denis, por pas daljes në pension të këtij të fundit, barrierat mes tij dhe skuadrës që i dhuroi çmimin kampion bote në vitin 2008, u rrëzuan.

Brown zbuloi se 33-vjeçari dhe aksionerët e markës britanike kanë marrëdhënie të mira, e për më tepër Lewis është mik i ngushtë i pronarit, Mansour Ojjeh dhe familjes së tij. Mbetet edhe pak ditë për të parë nëse miqësia mes tyre do të ndikojë në një rikthim të mundshëm të Hamilton tek ish skuadra e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përplasje “titanësh” në “Bernabeu”, Liverpooli për fitore në “Dragao”
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Reshjet e shiut dhe të borës nuk do të ndalojnë edhe për sot POR...

Q.Autor

Postime të ngjashme

BELLINGHAM I REKORDEVE/ Bëhet lojtari i parë anglez që shënon… Futboll

BELLINGHAM I REKORDEVE/ Bëhet lojtari i parë anglez që shënon…

FINALJA E MADHE E BOTËRORIT/ Formacionet e mundshme Spanjë-Argjentinë Futboll

FINALJA E MADHE E BOTËRORIT/ Formacionet e mundshme Spanjë-Argjentinë

E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares Futboll

E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT