Vetë kryeministri i vendit Edi Rama është zhvendosur në terren, pas situatës së krijuar nga përmbytjet.Ai ndodhet pranë urës së Mifolit në Fier bashkë me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, nga ku paralajmëroi edhe rëndim të situatës pas daljes së Vjosës nga shtrati.
“Në këto momente me rëndësi është të shpëtojmë jetët njerëzore, pastaj edhe bagëtitë, ndërsa pasi të dalë dielli do interesohemi edhe për dëmet”,- tha ai.
Nga Vlora kryeministri Rama i shprehu falënderim dhe kreut të PD Basha që ra dakord për të ndërprerë punimet në Kuvend.
Po ashtu Rama theksoi se kemi gadishmërinë më të mirë që është pasur ndonjëherë.
“Kemi gadishmërinë më të mirë që është pasur ndonjherë kjo përshkak të eksperiencave të kaluara. Situata ishte e paralajmëruar, dhe me ekipet e emergjencës kemi bërë të mundur të përballojmë situatën. Falenderoj edhe të gjithë kryetarët e bashkive pa dallim po ashtu edhe prefektët për gadishmërinë dhe ndihmën.
Qytetarët të jenë të vëmendshëm e t’i përgjigjen siç duhet kërkesës së strukturave për t’u evakuuar, kudo ku do jetë nevoja.
Ministria e Bujqësisë, infrastrukturës dhe shëndetësisë janë në gadishmëri, të shpëtojmë jetët e njerëzve,” tha Rama./AlpeNews.al/
ERTV Live😊: Mifol, Vlorë – Me gatishmërinë më maksimale se asnjëherë tjetër. Mirënjohje e respekt i thellë për punonjësin e OSHEE-së që humbi jetën në krye të detyrës dhe ngushëllime familjes. Qytetarët të jenë të vëmendshëm e t’i përgjigjen siç duhet kërkesës së strukturave për t’u evakuuar, kudo ku do jetë nevoja.
Posted by Edi Rama on Friday, December 1, 2017


