• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mbyllja e Qeverisë në SHBA/ Trump lëshon akuzën e fortë, ja kë fajëson
Home
Nderkombetare

Mbyllja e Qeverisë në SHBA/ Trump lëshon akuzën e fortë, ja kë fajëson

20 January, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka fajësuar ligjvënësit demokratë për mbyllje të qevrisë federale, që filloi pas mesnatës nga e premtja në të shtunën, meqë Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi dështuan të arrijnë marrëveshje për legjislacionin e financimit.

“Demokratët janë shumë më të brengosur për imigrantët ilegalë se se për ushtrinë tonë të madhe ose sigurinë në kufrin tonë të rrezikshëm jugor”, ka shkruar Trump sot herët në mëngjes, në rrjetin Twitter.

“Ata kanë mundur të bëjnë marrëveshje, por në vend të kësaj, kanë vendosur të luajnë politika të mbylljes”, tha Trump.

Demokratët e Senatit e bllokuan votimin e masës së përkohshme të financimit, në përpjekje për t’i detyruar republikanët që të zhvillojnë negociata për marrëveshje për mbrojtjen e afro 700 mijë migrantëve nga dëbimi, të cilët kanë arritur në Shtetet e Bashkuara si fëmijë dhe kanë qëndruar ilegalisht.

Çfarë ndodh në SHBA? Nis mbyllja e Qeverisë amerikane, preken mijëra njerëz

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, mesnatën e 19 janarit (sipas kohës lokale), përballet me mbyllje, nëse demokratët dhe republikanët nuk arrijnë marrëveshje për ligjin e financimit.

Dhoma e Përfaqësuesve, një ditë më herët, e ka miratuar një ligj për të zgjatur fondet deri më 16 shkurt.

Në Senat, megjithatë, demokratët kanë thënë se do ta pengojnë legjislacionin, nëse nuk negociohet marrëveshja për mbrojtjen nga dëbimi të rreth 700,000 imigrantëve që kanë arritur në SHBA si fëmijë dhe kanë qëndruar atje ilegalisht.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Donald Trump nuk do të shkojë në Floridë për fundjavë, siç ka qenë e planifikuar, nëse nuk miratohet ligji i financimit.

Nëse mbyllet qeveria, shërbimet jetësore, si inspektimi i ushqimeve, kontrollimi i sigurisë në aeroporte dhe zbatimi i ligjit federal do të vazhdojnë. Punonjësit federalë, megjithatë, nuk do të paguhen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shantazhonte vajzën shqiptare me foto INTIME, në pranga kosovari që...
Previous article PRAPASKENA/ Coutinho nuk mund të mbajë numrin 7, ja për cilin është rezervuar

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT