• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBYLLJA E KOPSHTIT “MEHMET AKIF”/ Avokati i “Turgut Ozal”: Ortakët do t’i drejtohen arbitrazhit ndërkombëtar
Home
Breaking News

MBYLLJA E KOPSHTIT “MEHMET AKIF”/ Avokati i “Turgut Ozal”: Ortakët do t’i drejtohen arbitrazhit ndërkombëtar

26 September, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mbyllja e kopshtit “Mehmet Akif” të “Turgut Ozal” është tema që po diskutohet mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24.

I ftuar në një lidhje Skype, avokati që përfaqëson këtë institucion u shpreh se ky është një vendim i pabazuar në ligj dhe se nuk kuptohet se cila ka qenë arsyeja e vërtetë.

Sipas tij ministria e Arsimit nuk ka konstatuar shkelje në këtë kopësht, ndërsa shtoi se argumenti për shitjen dhe zhvendosjen e aktivitetit nuk qëndron, pasi për të “shitur pronën tënde, nuk ka nevojë për leje”, thotë avokati Isuf Shehu dhe shton se nesër këtij institucioni mund t’i mbyllen dyert.

Ai tha se çështja do të shkojë në Apel, teksa deklaroi se ortakët holandezë po shohin mundësinë që t’i drejtohen arbitrazhit ndërkombëtar.

“Vendim i pabazuar në ligj, sepse nuk bazohet në fakte dhe i ekzagjeruar, disporporcional. Është një praktikë abuzive që është ndjekur nga ministria, që nuk di as motivet as shkaqet, por fakti është që institucioni në fjalë ka shkelur ligjin. Ka pasur një praktikë nga ana e institucionit arsimor, që në shkurt 2022, dhe ministria kishte gjithë kohën e nevojshme për të bërë çdo komunikim apo vërejte, por çështja është që komunikimi me ministrinë ka qenë i vakët dhe nuk i dha kohë askujt që çfarëdolloj lloj kërkesë prej tyre ta zgjidhnin në kohë. Nuk e di përse në këtë moment. Nga ana e tyre nuk u konstatua problematikë nga ana e kushteve të brendshme.

Prindërit janë të revoltuar, të fyer. Fëmijët kanë qenë sot në kopësht, dhe nga nesër mund të ndërmerren veprime të detyrueshme, kopshti tani është duke proceduar me njoftime për të gjithë prindërit se nuk mund t’i mbajnë dot më aty. Do ti drejtohemi apelit, po r nga ana e ortakëve holandezë, ata po shohin mundësinë drejt një arbitrazhi ndërkombëtar, sepse nuk besoj se kanë besim në drejtësinë shqiptare.

Nesër kopshti i mbyll dyert! Në lidhe me kolegjin, është akoma dhe më absurd… edhe në kohën e komunizmit nuk merrte njeri leje për shitjen dhe blerjen e një prone. Licensa nuk të pengon të shesësh dhe blesh pronat e tua, por gjithsesi janë në dijeni”, tha ai.

Ndërkohë reagimeve të kryeministrit Edi Rama, ai u është përgjigjur duke thënë se kryeministri në këtë proces është palë dhe se nuk dëshiron që të komentojë më gjatë.

“Nëse do ishte ndonjë koment i ndonjë eksperti mund t’i hyja një lloj diskutimi, por është komenti i një komentuesi… kryeministri në këtë proces është palë, ashtu siç jam  unë, duket ta kuptojmë këtë pozitë,, ai flet njësoj si flet dhe unë. Çështja e shit-blerjes ka shumë vite që nuk bëhet me leje”, deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNOI RËNDË FOSHNJEN 4 MUAJSHE/ Ja arsyeja e veprimit mizor të babait shqiptar
Previous article "I DIMË TARGAT TUAJA"/ Artan Hoxha zbulon përplasjen në distancë mes Ramës dhe Martinajt, si u prish takimi elektoral në Lezhë

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët Aktualitet

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit Aktualitet

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT