• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 May, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

19 May, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBYLLJA E FUSHATËS/ Berisha thirrje të rinjve: Ju jepet shansi për të shpëtuar Shqipërinë…
Home
Politikë

MBYLLJA E FUSHATËS/ Berisha thirrje të rinjve: Ju jepet shansi për të shpëtuar Shqipërinë…

9 May, 2025 s.autor Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, më mbyllje të fushatës në Tiranë u dha një mesazh të rinjve, ku u shpreh se vota më 11 maj do të jetë për dinjitetin e tyre.

“Më 11 maj vota është edhe për dinjitetin tuaj, ju jeni të rinj dinjitoz”, tha ai, ndërsa ironizoi Ramën duke thënë se për mandatin e katërt iu ofroj të rinjve 2 kg farë kungulli.

Berisha tha se Rama u ofron të rinjve një apartament për 108 vjet punë, ndërsa garantoj se me PD në pushtet, çdo çift do ketë një ça

Berisha në takimin përmbyllës të fushatës në Tiranë:

Miqtë e mi, secili prej jush, qindra mijëra të tjera opozitare e opozitarë që nuk janë këtu sot, meritojnë një mirënjohje të pakufishme pasi ju me energjitë tuaja, me guximin tuaj, me entuziazmin tuaj, mbollët në një muaj rresht në të katër anët e Shqipërisë filizat e shpresës, dritën e fitores në zemrën dhe mendjen e të gjithë shqiptarëve.

 

Ju arritët me përkushtimin tuaj, me fisnikërinë tuaj, me përulësinë tuaj, të fitoni zemrat dhe mendjen e qindra mijëra shqiptarëve.

Ju bëtë të pabesueshmen, të besueshme, irealen, reale, ju mblidheni sot në prag të një fitoreje madhështore.

Sot vetëm një ditë na ndan nga 11 Maji, dita e vendimit më të rëndësishëm që ne shqiptarët e të gjitha gjenerateve, kemi marrë dhe do marrim në jetën tonë.

Ditën e vendimit me të cilin ne na jepet shansi për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar sqiptarët, nga kjo diktaturë që e shkretëtoi atë, që e varfëroi atë, që e izoloi atë më shumë se çdo regjim tjetër në kohëra.

Ndaj dhe sot, këtu para jush unë dua t’u bëj një thirrje qindra e mijëra burrave dhe grave fisnikë, flokëthinjurve që shkrinë jetën e tyre për Shqipërinë, bashkohuni me datën 11 Maj, votoni ndryshimin sepse vota juaj do të jetë para së gjithash votë për dinjitetin tuaj.

Sepse vota juaj do të jetë gjithashtu votë për të ndëshkuar ata të pamëshirë që në mënyrën më çnjerëzore u përçmuan ju, u poshtëruan ju, u detyruan ju njerëz fisnikë të qani me lot të ftohta mjerimi.

Jo, më 11 Maj, ju votoni që brenda 100 ditëve, Shqipëria të mos ketë pension nën 200 euro. Edhe njëherë, 560 mijë burra dhe gra që sot kanë një pension nën 172 euro, brenda 100 ditëve do kenë pensionin 200 euro.

Të gjithë pensionistëve të tjerë, do u rritet pensioni 20 përqind.

Dhe u garantoj se ky vrap nuk ndalet gjersa ju, burra dhe gra fisnikë të paguheni më mirë se të gjithë pensionistët e rajonit.

Vendi juaj, me djersën tuaj, është më i pasuri në rajon dhe ju e meritoni atë.

Të rinj dhe të reja, ju që votoni me datën 11 për herë të parë, keni një fat të bardhë.

Po të gjithë ju të tjerët që shkoni me 11 Maj, vota juaj ka peshën e jetës tuaj, ka peshën e të ardhmes tuaj, ka peshën e ëndrrës tuaj të bukur.

Në 100 ditët ne hedhim bazat që çdo i ri dhe e re, të mendojë, të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.

Zotimi ynë solemn është se do dyfishohen fondet për arsimin.

Shkollat tuaja do modernizohen dhe se ju, se asnjë fëmijë nuk do mbetet analfabet.

Se asnjë fëmijë nuk do mbetet pa shkollën e mesme.

Asnjë mesatare nuk do ketë për ju në universitete.

Shkollimi dhe punësimi juaj është zotimi ynë solemn.

Të dashur të rinj dhe të reja, mos harroni kurrë se me 11 Maj vota është edhe për dinjitetin tuaj.

Ju jeni të rinj dinjitozë, ju e dëgjuat me veshët tuaj kur një njeri i shfazuar, kur një njeri i dezekuilibruar, u tha se për mandatin e katërt do u sigurojmë dy kile farë kungulli në një fyerje të madhe për të rinjtë dhe të rejat shqiptare.

Qeveria e ardhshme do shpallë paktin për rininë.

Qeveria e ardhshme do paktin Startup Albania.

Çdo i ri do punësohet brenda vitit pas diplomimit në ndërmarrje private apo publike.

Me fondin e Startup Albania çdo i ri do përfitojë 5 mijë euro grant.

Çdo sipërmarrës që do u punësojë ju do ketë zbritje 70 përqind në taksa.

Ju një gjë mos e harroni, se beteja e jetës sonë është të sjellim kombin në rininë e tij.

Ndaj dhe për talentet tuaja do ketë një fond të veçantë me të cilin do mbështeteni për të gjithë krijimtaritë tuaja, në art, në shkencë, në sport, në të gjitha fushat.

Sot, njeriu që u afroi ju 2 kg fare kungulli, u ofron ju një apartament për 108 vjet punë.

U garantojmë se çdo çift i ri do ketë një çati.

30 mijë euro për të paguar interesat e kredisë.

70 euro për bebin e parë. 60 euro për bebin e dytë.

Për të tretin, pagesa e qeverisë nga lindja gjer në 23 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI i Ramës: Berisha të diel do shpallë fitoren, të hënën vjedhjen e votave dhe të martën revolucion
Previous article "TIRONA HA BUKË VEÇ..."/ Rama: Ne marrim 20 mandate, sepse e transformuam nga këneta në kryeqytet evropian

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON NUMËRIMI PËR KANDIDATËT NË LEZHË/ Admir Kadeli i PS-së i merr mandatin Marjeta Nelit me vetëm 26 vota diferencë Politikë

PËRFUNDON NUMËRIMI PËR KANDIDATËT NË LEZHË/ Admir Kadeli i PS-së i merr mandatin Marjeta Nelit me vetëm 26 vota diferencë

PËRFUNDON NUMËRIMI NË TIRANË/ Xhaçka dhe Tabaku në Parlament! Gjylameti, Qefalia, Alimehmeti e Majko mbeten jashtë Breaking News

PËRFUNDON NUMËRIMI NË TIRANË/ Xhaçka dhe Tabaku në Parlament! Gjylameti, Qefalia, Alimehmeti e Majko mbeten jashtë

"DO VIJMË T'JU SHTRËNGOJMË DORËN..."/ Adriatik Lapaj: Gur gur do bëhet mur, e mur mur do bëhet urë Politikë

"DO VIJMË T'JU SHTRËNGOJMË DORËN..."/ Adriatik Lapaj: Gur gur do bëhet mur, e mur mur do bëhet urë

Facebook Comments

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret Blog

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT