Kryeministri Rama i ftuar në një emision televiziv, u pyet mbi ligjin për mbylljen e basteve. Ai tha se kjo është një çështje mjaft serioze, pasi shifrat janë të frikshme.
Sipas një studimi lojtarët e lojërave fatit e nisin që nga mosha 15 deri në 19 vjeç, si dhe u krijohen probleme stresi dhe nervozizmi. Këtyre personave u ka shkuar mendja të paktën një herë të vrasin veten. Në vendin tonë numri i fëmijëve dhe adoleshentëve që luajnë është shumë i madh. Ky ligj do të sjellë një çlirim shumë të madh për njerëzit. Do të mbyllet një kanal riciklimi i parave të pista kriminale.
Kthimi në një monopol nuk do të ndodhë, është një shpifje. Thonë që do ti jepet një kompanie që e ka vëllai im, por dhe kjo është një shpifje.
Në datën 31 dhjetor, nënat dhe vajzat do të marrin dhuratë burrin apo djalin e smurë nga bixhozi, sepse në 1 janar do të jenë mbyllur kaziontë dhe lojërat elektronike online dhe kudo.


