Kryeministri Edi Rama prej ditësh ka dhënë lajmin për mbylljen e pikave të basteve në datën 31 dhjetor. E për këtë gjë ai vazhdon të jetë i bindur se do të zbatohet plotësisht.
Ndërkohë që pas emojit të përdorur nga ai në një postim në “Twitter”, apo komentit nga qytetari që ishte i gatshëm të bënte gjithçka vetëm që bastet të mos mbyllen,
Po një tjetër “kërkesë” shkon drejt kryeministrit. Është një tjetër person i cili i lutet që të mbyllen dhe parukeritë. Ai shkruan se “gratë e ropën” nga lekët, kështu që po kërkon një “zgjidhje”.
Në fakt kjo është diçka e duhur, por ajo çfarë nuk po kuptojmë qartë, është që gruaja shkon thuajse çdo ditë në parukeri, apo fakti që mund të ketë shumë gra, ashtu siç e ka shkruajtur?
E gjithsesi sido që të jetë e vërteta, jo vetëm ai, por të gjithë ne duhet të “mendohemi” mirë, përpara se të marrim “iniciativa” të tilla.