Njoftimi i kryeministrit për mbylljen e kompanive të basteve pas datës 31 dhjetor ka sjellë mjaft reagime nga qytetarët. Ligji për mbylljen e tyre mori shumë bujë, e ndërsa faqet e “memeve” në instagram kanë vazhduar me humore nga më të ndryshmet.
E ndërsa një nga memet që po bën xhiron në rrjetet sociale, është ajo e një “bastexhiu” në një emision televiziv që rrëfen se i ka pak qef llotot.
Dhe vetë kryeministri e ka shpërndarë në rrjetin e tij social të “Instagram”, ku e shoqëron me disa emoji duke qeshur.


