Kryeministri Edi Rama në një takim me strukturat në Kamëz, ku ka shpërndarë dhe teserat e anëtarësimeve të reja, foli sërish për mbylljen e pikave të basteve.
Rama tha se ata që kanë bastet do të organizojnë dhe një protestë, por sipas tij kjo do të mbështetet dhe nga opozita.
“Sot më thanë që do të organizojnë dhe protestë. Kanë thënë këta të basteve se do të organizojnë protestë, por nuk janë këta që e bëjnë protestën, janë ata që e financojnë. Për fat të keq këta i mbështet dhe opozita. Por një gjë e mirë është pasi këtë herë nuk është përmendur Taulanti”, u shpreh Rama në Kamëz.


