Në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, i fokusuar te tematika sociale, mbrëmjen e sotme i është bërë jehonë vendimit të qeverisë për ndalimin e lojërave të fatit në Shqipëri nga 31 Dhjetori i vitit 2018, ku për të folur në studio është i pranishëm Kryeministri Edi Rama.
Përpara se Kryeministri të merrte fjalën, ishte imami Elvis Naçi, bashkëautor i emisionit, ai që e falenderoi Kryeminstrin për vendimin që sipas tij “po godet në rrenjë një ves që shqiptarët i shkatërroi dita ditës”.
Kryeministri tha se mbyllja e basteve ishte një nga sfidat e tij që prej momentit kur fitoi zgjedhjet, ndërsa theksoi se qeveria ka luftuar për ndalimin e burimeve kriminale të financimit të bixhozit.
“Nëse i kthehemi viteve të kësaj përpjekjeje, unë e kam deklaruar këtë si sfidë që kur fitova zgjedhjet me një bindje të plotë. Kjo është një sëmundje që i ka të gjitha të këqijat. Rrënon jo thjesht personin, por rrënon familjet, rrënon fëmijët, prindërit shkatërrohen dhe ajo që kam parë që pasi unë bëra deklaratën, reagimi i parë ishte ai i njerëzve që nuk e donin këtë gjë. Një nga momentet e mia të këqija si kryeminsitër ishte kur vetëm unë dhe Erjon Braçe kërkonim mbylljen e basteve elektronike, sepse fuqia e këtyre lobeve ishte shumë e fortë”, tha Rama