• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBYLLET VITI SHKOLLOR PËR PARAUNIVERSITARËT/ Mësuesit i tremben vjeshtës, skenar për valën II të COVID-19
Home
Sociale

MBYLLET VITI SHKOLLOR PËR PARAUNIVERSITARËT/ Mësuesit i tremben vjeshtës, skenar për valën II të COVID-19

29 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Këtë të premte ka përfunduar viti shkollor për arsimin parauniversitar. Ndryshe nga më parë viti u mbyll përmes mësimit online, gjë që ka ndikuar në mënyrën e vlerësimit të nxënësve.

“Ka qenë një vit i vështirë duke marrë parasysh këtu kushtet në të cilat është zhvilluar mësimi nga data 9 mars. Të gjithë mësuesit sipas udhëzimeve do të bëjnë një riformulim të mënyrës se si do të kryhet vlerësimi duke kalkuluar notat e portofolit, testit apo vlerësimit ballë përballë të dy periudhave kur mësimi është kryer normal dhe duke shtuar një notë nga angazhimi gjatë procesit të mësimit online. Për të vendosur një peshë të barabartë ne kemi diskutuar që ky tre mujor të vlerësohet me një notë dhe jo më tre nota”, tha Janaqi.

Gerti Janaqi, drejtori i Agjencisë së sigurimit të cilësisë së arsimit parauniversitar shpjegon se prej muajit qershor ministria e arsimit do të filmojë lëndë të ndryshme, si një skenar i mundshëm nëse do të kemi një valë të dytë të virusit. Por gjatë periudhës së mësimit online, jo të gjithë fëmijët kanë pasur akses në internet.

“Një pjesë e fëmijëve që vijnë nga grupe vunerabël nuk kanë pasur akses në online. Janë 10 mijë nxënës që nuk kanë pasur qasje. 2 mijë nxënës kanë marrë shërbim nga shërbimi psiko-social. Për këtë arsye vlerësimi do duhet të përshtatet tek parimi i sigurisë, mendore”, u shpreh Janaqi.

Për klasat e pesta dhe të nënta provimi përfundimtar është anuluar. Për nxënësit e klasave të pesta provimi ka qenë pa notë ndërsa për klasat e nënta do të nxirret një notë mesatare e katër viteve paraardhëse. Ndërsa, viti i ardhshëm shkollor, do të nisë me përsëritjen e orëve të humbura.

“Në të gjitha analizat tona jo vetëm në ciklin fillor jemi duke punuar me një skenar që kur të filloje shkolla do të përsërisim njohuritë r humbura si pasoje e pandemisë. Prandaj viti i ri shkollor do të vijoje me përsëritje”, përfundoi Janaqi.

Nga data 1 qershor mësuesit do të kthehen në shkolla për të nxjerrë dëftesat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZVICËR/ Humb jetën një foshnje e prekur nga koronavirusi
Previous article THIRRJE QEVERISË SË KOSOVËS/ BE: Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona Aktualitet

OPERACION ANTI DROGË NË MALËSINË E MADHE/ Asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive Aktualitet

"NA PRIT SE PO VIJMË"/ Diaspora bashkë, autokolona me shqiptarë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës masive

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT