• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBYLLET ORARI ZYRTAR I VOTIMIT/ Celibashi: Procesi ishte i qetë dhe i sigurtë
Home
Zgjedhjet 2021

MBYLLET ORARI ZYRTAR I VOTIMIT/ Celibashi: Procesi ishte i qetë dhe i sigurtë

25 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale, Zgjedhjet 2021

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në vendin tonë, ku u votua për zgjedhjen e parlamentit të ri. Ndonëse në disa qendra ka ende qytetarë që presin të votojnë, pritet konfirmimi nga KQZ nëse do të ketë shtyrje të orarit për këto raste.

Kryerkomisioneri Ilirjan Celibashi, në mbyllje të orarit zyrtar të procesit të votimit, vlerësoi se ky proces ishte i qetë dhe i sigurt.

“Ligjërisht procesi i votimit konsiderohet i mbyllur, përjashtuar rastet që në qendrat e votimit ka ende qytetarë. Vetëm ata do të lejohen për të. Ndoshta është shumë herët për të bërë një konkluzion për procesin zgjedhor, por të paktën nga informacionet e KQZ, ky proces u karakterizua nga qetësia dhe siguria. Natyrshëm që nuk mund të shpëtonim nga disa episode… por në përgjithësi mund të thuhet që ishte një proces votimi në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Ka qenë një tension i madh në KQZ në lidhje me ecurinë e procesit të identifikimit elektronik, për faktin se ishte një proces shumë i vështirë nga shumë pikëpamje dhe u realizua në një kohë mjaft të shkurtër, pa një rast të dytë të paktën në dijeninë time sa i përket kohës, të përgatitjes dhe cilësisë së këtij procesi”.

VOTIMI

Të dielën e 25 prillit rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote janë thirrur në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit do të duhet të paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Qarku Kukës është ai që nxjerr më pak deputetë, vetëm 3. Ndërkohë që nga Tirana, e cila ka dhe numrin më të madh të popullsisë në vend, përftohen 36 mandate ligjvënësish.

Në këto zgjedhje parlamentare, do të garojnë 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit do të duhet të votojë për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit do të identifikohet nga një numër e jo emri i tij.

Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë. Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë.

Për herë të parë në Shqipëri do të aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi do të jenë të instaluara pajisje elektronike, të cilat do të kryejnë identifikimin elektronik të zgjedhësve. Një mjet ky i cili do të mundësojë shmangien e votimit të dyfishtë, votimit familjar apo votimit për një person tjetër. Ndërkohë në Zonën Administrative Zgjedhore Nr. 40, e cila përkon me Njësinë Administrative Nr. 10 në Tiranë, do të zbatohet projekti pilot për votim dhe numërim elektronik. Votuesit do të votojë në pajisjen elektronike si për subjektin politik, ashtu edhe për kandidatin preferencial.

Zgjedhjet e së dielës kanë tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar, që do të jenë të angazhuar në vëzhgimin e tyre. Vëmendja do jetë kudo, por të ashtuquajtura zona të nxehta do tërheqim më shumë syrin e vëzhguesve ndërkombëtarë, për të cilët standardet e zgjedhjeve mbizotërojnë mbi gjithçka.

Zgjedhjet e 25 Prillit do të zhvillohen në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19. E për këtë çdo votues do të duhet të jetë iu pajisur me mjetet mbrojtëse. Ndërkohë që çdo pjesëtar i Qendrave të Votimit apo edhe ata gjatë numërimit, do duhet të jetë i pajisur me këto mjete mbrojtëse.

As në këto zgjedhje, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit nuk do të mund të votojnë. Votimin e tyre, politika ia la në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Por ky mbeti vetëm një projekt në letër dhe faji për dështimin mbeti rrugëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË NISË MENJËHERË NUMËRIMI"/ Celibashi: Rezultati për partitë brenda 48 orëve, lidershipët të ruajnë qetësinë
Previous article EXIT POLL-i dytë/ PS merr 67-71 mandate, Tom Doshi drejt dy mandateve

Delo.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT