Ka përfunduar procesi i votimit në Sarandë, ku janë numëruar të gjitha kutitë.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Oltion Çaçi, ka marrë deri më tani 6480 vota, ose 50.68 %.
Kandidati i koalicionit BF, Ardit Çikuli, ka marrë 4353 vota ose 34.05%. Skënder Muço i Partisë Demokratike ka marrë 535 vota ose 4.18%.
Nga ana tjetër kandidati i pavarur, Gjergj Mërkuri ka marrë 960 vota pse 11 %.


