• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBYLLET NUMËRIMI NË KOSOVË/ Fiton Vetëvendosje, por i duhet koalicion, Kurti: Unë kryeministër, ftesë LDK-së
Home
Rajon

MBYLLET NUMËRIMI NË KOSOVË/ Fiton Vetëvendosje, por i duhet koalicion, Kurti: Unë kryeministër, ftesë LDK-së

7 October, 2019 k.autor Breaking News, Rajon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u zhvilluan dje. Kështu shprehet zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se rezultatet e deritanishme janë preliminare dhe se zyrtaret do të publikohen shumë shpejt.

Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, pra nga numërimi i 95.88% e votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197,966 vota ose 25,79%. E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%. Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave. Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Albin Kurti foli në orët e para të ditës së sotme si kryeministër i ri i Kosovës duke i bërë ftesë për koalicion Vjosa Osmanit nga LDK-ja. Kurti tha se ftesa do të zyrtarizohet paraditen e sotme. Ndërkohë që PDK-ja ka pranuar humbjen dhe tashmë do të jetë në opozitë.

Sipas këtyre rezultateve, gjithmonë paraprake, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 30 deputetë nga 120 që janë në total, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 29 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës pritet të ketë 26 deputetë, koalicioni AAK – PSD 14 deputetë, ndërsa NISMA nëse e kalon pragun pritet të ketë 6 deputetë.

Ndarja e qyteteve në bazë të rezultateve të zgjedhjeve:
VV – Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Hani i Elezit
LDK – Dragash, Istog, Fushë Kosovë, Lipjan, Pejë, Podujevë, Suharekë, Viti
AAK-PSD – Deçan, Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik
PDK – Drenas, Mitrovicë, Skenderaj, Shtime
Nisma-AKR-PD – Malishevë

KDTP – MamushëLista Serbe – Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillugë, Partesh, Kllokot, Mitrovica e Veriut

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJI I RËNDËSISHËM NË PASAPORTË/ Ambasada njoftim për aplikuesit e Lotarisë Amerikane
Previous article ZGJEDHJET/ Meta: Kosova shembull! Rajoni vuan nga autoritarizmi

k.autor

Postime të ngjashme

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto Aktualitet

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TRAGJEDIA NË POSTRIBË/ DETAJET: Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime Aktualitet

TRAGJEDIA NË POSTRIBË/ DETAJET: Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT