Autoritete greke ditën e sotme vendosën që të mbyllen disa kufij tokësorë me vendet e tyre fqinje, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, vendim ky që erdhi pas shifrave çdo ditë e në rritje.
Ndërkohë Ministria e Jashtme e Shqipërisë bën me dije se nesër do të mbyllet në orën 06:00 pika kufitare e Kapshticës, ndërsa ajo e Kakavisë do të jetë e hapur.
Gjithashtu do të mbeten të hapura pikat kufitare në Evzonoi dhe Promachona, ndërsa në Nimfea do të hyjnë vetëm kamionat.
Qytetarët që do të hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë.


