• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBYLLET GAZETA “MAPO”/ Flet karikaturisti Kapexhiu: Lajm i trishtueshëm, lus zotin të hapet prap
Home
Aktualitet
Media

MBYLLET GAZETA “MAPO”/ Flet karikaturisti Kapexhiu: Lajm i trishtueshëm, lus zotin të hapet prap

19 December, 2019 F.autor Aktualitet, Media

Pas gazetës shqiptarja.com, një tjetër gazetë print nuk do të dalë më në treg.

Bëhet fjalë për gazetën “Mapo” e cila nuk do të dalë më në versionin e shtypit të shkruar.

Lajmin e ka bërë me dije karikaturisti Bujar Kapexhiu i cili ishte i punësuar në këtë gazetë.

Ai thotë se shpreson që të hapet përsëri.

“Të nderuar e të respektuar miqtë e mi të Facebook-ut kudo që ndodheni, ju dërgoj përshëndetjet e mia për gjithçka që kemi komunikuar së bashku. 

Ky komunikim virtual ka qenë një kënaqësi e veçantë. Kemi shkëmbyer së bashku shumë ide dhe për këtë ju falënderoj të gjithëve, pa dallim. 

Falënderoj të gjithë ata që i kanë pëlqyer dhe kanë shprehur fjalë të mira e inkurajuese për çdo krijim timin, por nuk mbaron këtu kontigjenti i falënderimeve, sepse kam rezervuar edhe një racion të bollshëm për të gjithë ata që nuk i kanë pëlqyer, apo kanë pasur vërejtje për karikatura të veçanta, ndoshta kanë shprehur dhe fjalë të rënda e jo etike. Edhe ata janë miqtë e mi dhe i falënderoj sinqerisht, me gjithë zemër, për angazhimin e tyre.

 Edhe ata janë pjesë e veprës sime e, për të qenë më i saktë e i sinqertë deri në fund, kam mësuar prej tyre, edhe pse në çast të parë nuk kam qenë dakord, por me kalimin e kohës, larg nxehtësisë së parë të leximit, i kam mirëkuptuar dhe kam mësuar prej tyre. 

Këtë çast që po shkruaj më vjen keq që ju jap një lajm të trishtueshëm. Gazeta MAPO nuk do të shihet më me lexuesin e saj. Lexuesi nuk do të prekë më letrën e faqeve të saj, ndoshta kjo mund të jetë e përkohshme.

 Lus Zotin të jetë kështu! 

Megjithatë, unë, për të mos humbur e për të mos u larguar nga të gjithë miqt e mi që kam pasur gjatë kësaj kohe e që mund të shtohen në vazhdimësi, do të vazhdoj bashkëpunimin me ju nëpërmjet karikaturës e zhanreve të tjera, si anekdota, shkrime humoristike, poezi humoristike e satirike për probleme të ndryshme, sidomos aktuale. 

Me këtë rast ju informoj dhe për një hap të ri në komunikimin që mund të bëjmë së bashku. 

Nëpërmjet këtij Facebook-u personal studioja jonë artistike do të pranojë me kënaqësi e do të realizojë me cilësi çdo kërkesë të miqve tanë për karikatura miqësore të llojeve të ndryshme, për raste festash, dasma, datëlindje etj. etj.

Edhe njëherë ju falënderoj për bashkëpunimin dhe ju çmoj si një ndihmë të rëndësishme e me shumë vlerë për jetën dhe krijimtarinë time. Faleminderit për gjithçka! Mbarësi kudo e kurdoherë!”, nënvizon Kapexhiu. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJET DHE VETËVRASJET ME ARMËN E SHËRBIMIT/ Nga krimi i dyfishtë në Patos tek punonjësi i Gardës (RASTET)
Previous article QËLLOHET ME ARMË ZJARRI/ Gjendet i vdekur inspektori i pyjeve në Kosovë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT