• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
MBYLLET FESTIVALI I KOMEDISË/ “Koko Fest” shpall më të mirët e edicionit të tetë
Home
Kulturë

MBYLLET FESTIVALI I KOMEDISË/ “Koko Fest” shpall më të mirët e edicionit të tetë

5 September, 2021 F.autor Kulturë

Mbrëmja e së shtunës shënoi mbylljen e festivalit mbarëkombëtar të komedisë “Koko Fest”. Në këtë edicion çmimin e shfaqjes më te mirë e rrëmbeu “Ferma e Kafshëve” nën interpretimin e aktorëve të Teatrit Kombëtar, ndërsa Driada Dervishi fitoi çmimin “Regjia më e mirë”.

DRIADA DERVISHI – REGJISORE

“Është vërtetë një moment shumë emocionues për mua, sigurisht të qenit regjisore e Teatrit Kombëtar në këtë projekt, ishte një përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur që përveç këtyre dy çmimeve që do të thonë shumë për mua. Unë jam shumë e kënaqur që në “Koko Fest”edhe tre aktorë, të mijtë nëse mund ti quaj kështu, fituan çmime.”

Ndërsa me çmimin “Aktori më i mirë” protagonist u vlerësua artisti Gentian Zenelaj.

 Edicioni i tetë i festivalit të komedisë duke patur parasysh edhe situatën e pandemisë, për drejtoreshën e Teatrit të Korçës,  Zamira Kita ishte sprovë, por njëkohësisht edhe një event i rëndësishem për qytetin artëdashës të juglindjes.

ZAMIRA KITA – DREJTORE E TEATRIT TE KORÇES

“Patëm gati 10 çmime, u vlerësuan artistët më të mirë, ku siç e patë shfaqja më e mirë u shfaq ajo e Teatrit Kombëtar. Publiku e ndoqi me ëndje, sigurisht u përpoqëm të ruajmë të gjitha rregullat, dhe jurisë iu desh që të mendojë për ta bërë këtë vlerësim. Por kështu është “Koko Fest” ka fitues, por ka dhe nga ata që nuk quhen humbës, por që nuk arrijnë të marrin çmime.”

Për 7 netë me radhë “Koko Fest” dhuroi për të gjithë të pranishmit në sallën e teatrit “Andon Zako Cajupi” art, të qeshura por edhe mesazhe të rëndësishme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO ULESHA..."/ Nëse Elgiti do ta tradhtonte, Klea ka zgjidhjen perfekte
Previous article SHQIPËRI-HUNGARI/ Kthehen tifozët dhe radha për biletat e fundit. Shihni situatën para "Elbasan Arena" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D' Kulturë

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D'

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema! Kulturë

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të Kulturë

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT