• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
MBYLLET EDICIONI I 9-TË I FESTIVALIT “LULEBORË” NË SHKODËR/ Fituesja Ana Bushgjokaj: Dhimbjen e humbjes e ktheva në…
Home
Kulturë

MBYLLET EDICIONI I 9-TË I FESTIVALIT “LULEBORË” NË SHKODËR/ Fituesja Ana Bushgjokaj: Dhimbjen e humbjes e ktheva në…

3 November, 2024 s.autor Kulturë

Nuk lulëzon pa Zot’, balada e dedikuar një personi zemre që nuk jeton më, e kënduar nga Ana Bushgjokaj ka rrëmbyer trofeun e festivalit ‘Luleborë’ në edicionin e 9-të të tij.

Është hera e dytë që artistja shkodrane fiton çmimin e parë, pas atij të vitit 2022 me këngën ‘Zemra kërkon Zemrën’.

“Një person shumë i dashtun për familjen tonë dhe humbja është shumë e rëndë. Faktikisht këtë dhimbje e ktheva në një kangë në këtë mënyrë dhe jam falënderuese që e shpalla këtu. Nuk e prisja që mund të ndodhte për herë të dytë”, u shpreh pas fitores Ana Bushgjokaj.

Publiku shkodran përjetoi emocione të forta nga 15 këngët që u interpretuan në teatrin “Migjeni” në Shkodër, i cili ishte i mbushur në të gjithë kapacitetin e tij.

Çmimin e dytë e mori Ermal Demiri nga Kosova me këngën “Me mujt” ndërsa çmimin e tretë, Ea Zoga me këngën “Të ngjashëm”.

Artan Bakija nga Gjakova u vlerësua nga juria e festivalit me Çmimin “Simon Gjoni”.

Festivali “Luleborë” tregoi edhe në këtë edicion se mbetet një vlerë e shtuar në traditën muzikore të Shkodrës.

“Rezultati ka qenë i mirë, po ne nuk kënaqemi, dojna me ba gjana ma të mira. Normalisht kërkojnë staf më shumë, financim më të madh shpresojmë që ta kemi sepse Shkodra e meriton. Ne promovojmë kangën e re, kangën e sotme, edhe me influenca të vendit tonë, por edhe me standarde të reja për emancipimin e muzikës. Nga festivali po dalin kangë të mira, çështja është se sa publicitet i bëhet festivalit, dhe këtë duhet ta rregullojmë, për ti reklamuar”, u shpreh Markelian Kapidani Drejtor artistik i festivalit.

“Pash artist shumë të mirë, të rijnë të talentuar. Të gjitha këngët do ti mbeten Shkodrës dhe fondit të muzikës shqiptare sepse janë muzikë shumë e bukur”, u shpreh Sokol Marsi, Anëtar i jurisë së festivalit.

Festivali i Këngës, “Luleborë” është kthyer tashmë në traditë në Shkodër, si mundësi për promovimin e krijimeve artistike të të rinjve dhe jo vetëm, në drejtim të një kauze ‘Shkodra Djepi i kulturës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORRUPSIONI NË UNIVERSITETIN E ELBASANIT/ Prokuroria jep detajet për 7 pedagogët dhe sekserin: U morën si provë filmimet...
Previous article NUK IU BIND URDHËRIT TË POLICISË/ Shqiptari shkakton aksident gjatë arratisjes! Shpallen në kërkim...

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT