• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
MBYLLET EDICIONI I 21 I PANAIRIT TË LIBRIT/ Mbi 200 tituj u ekspozuan për lexuesit shqiptarë
Home
Kulturë

MBYLLET EDICIONI I 21 I PANAIRIT TË LIBRIT/ Mbi 200 tituj u ekspozuan për lexuesit shqiptarë

18 November, 2018 enxhi.autor Kulturë

U përmbyll sot edicioni i 21-të i Panairit të Librit. Botuesi Petrit Ymeri, njëherësh edhe kryetar i Shoqatës së Botueseve, ka bërë një përmbledhje të këtij viti, duke pohuar se pritshmëritë janë tejkaluar dhe ka pasur një numër të madh vizitorët gjatë pesë ditëve që ky panair qëndroi i hapur.

Në edicionin 21 të Panairit te Librit ,U ndanë 6 çmimet e letërsisë.

Çmimi i karrierës ka shkuar për shkrimtarin Kim Mehmeti, për romanin e tij “Pusi”. Çmimi i krijimtarisë më të mirë të vitit ka shkuar për Brajan Sukaj me romanin “Ciklopi”, ndërsa çmimi për përkthimin më të mirë, Donika Omarit për romanin “Nga ana e princeshës së vdekur”.

Sa i takon çmimit inkurajues, ai është marrë nga dy shkrimtare, Iva Nikolli dhe Flogerta Krypi, respektivisht me veprat “Vetëm për ty” dhe “Gjithçka rreth asgjësë”. Poeti, Zef Skiro Di Maxho sakaq ka fituar çmimin special për “Poema Arbëreshe”. Kurse çmimin për shqipërim të veprës e ka fituar Ilia Lëngu, për përkthimin nga frëngjishtja të veprës frënge “Të drejtët” nga Albert Camy.

Botuesi Petrit Ymeri, njëherësh kryetar i Shoqatës së Botueseve, thotë se aktivitetet gjatë këtyre ditëve kanë qenë të shumta, për t’iu përgjigjur edhe interesit të lexuesve.

Gjatë ditëve të Panairit, Shoqata e Botuese organizoi aktivitete e seminare për leximin, problemet e lexueshmërisë dhe si të përmirësohet leximi në Shqipëri.

Panairi i Librit është çelur paraditen e së mërkurës, ku janë ekspozuar rreth 200 tituj të rinj nga 100 ente botuese. Në edicionin e 21-të të Panairit, nuk munguan edhe qindra tituj të zgjedhur të ribotuar nga letërsia shqipe dhe ajo botërore. Panairi i Librit konsiderohet nga botuesit dhe studiuesit si mundësia më e mirë për të takuar lexuesin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËBORA SHKAKTON KAOS NË QARKUN E KORÇËS/ Ndërpritet energjia elektrike
Previous article "OKAY"/ Ironizon Spartak Ngjela: Përgatituni për ndryshimin e madh, se erdhi fundi i vitit

enxhi.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT