Përfundon dhe afati i përcaktuar për të gjitha kandidaturat që do të paraqisnin dokumentat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Janë zyrtarizuar 7 kandidatura, të cilat kanë çuar dosjet për të marrë pjesë në garën e kryeprokurorit të përkohshëm.
Ferdinand Elezi
Kandidatura e dytë që plotëson kriteret për të qënë kryeprokuror është Ferdinand Elezi. Ky i fundit momentalisht ushtron detyrën e tij, si drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës. Elezi në shumë vite me radhë ka qënë drejtues prokurorie në Kavajë, Durrës, Korçë dhe Fier. Elezi, vjen si prokuror nga rradhët e policisë, ku vite më parë ka ushtruar detyrën si shef komisariati në shumë rrethe.

Arta Marku, ka ushtruar funksionin e saj të prokurores pranë prokurorisë së Shkodrës. Ajo ka mbaruar studimet e magjistraturës dhe se ka mbajtur dhe postin e drejtueses së njësisë Task-Forcë, pranë prokurorisë së Shkodrës. Marku është nëna e dy fëmijëve dhe është e martuar me një oficer të Policisë Gjyqësore, që ushtron detyrën e tij në prokurorinë e Lezhës. Prokurorja Marku është dhe një figurë e papërfolur nga politika dhe duket si figure që mund të marrë konsensusin nga të dyja forcat politike. Deri më tani ajo është e vetmja femër kandidate për postin e kryeprokurorit. Kujtojmë se Ina Rama e zgjedhur nga Partia Demokratike ka qenë kryeprokurorja e parë dhe e vetme femër në historinë e shtetit shqiptar.
Besnik Muçi
Megjithëse zyrtarisht nuk e ka pranuar se ai ka kandiduar për të qënë kryeprokuror i përkohshëm, Besnik Muçi sërisht nuk e ka quajtur të mbyllur këtë kapitull, duke u shprehur se mund të kandidojë. Muçi, aktualisht është pjesë e prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai përmbush kriteret ligjore dhe se karriera e tij fillin në prokurorinë e Tiranës. Pikërisht në këtë prokurori ai ka hetuar dosje si mbikalimin e “Zogut të zi”. Pas përplasjeve me kryeprokurorin e kohës Theodhori Sollaku, Muçi ka vendosur të japë dorëheqjen nga prokuroria dhe më pas të fillojë punë pranë Policisë së Shtetit. Pas largimit të Sollaku, Muçi rikthehet sërisht prokuror pas një vendimi të marrë nga Ina Rama, e cila e caktoi tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Muçi në këtë garë njihet më tepër si kandidat i mbështetur nga Partia Demokratike.
Arqile Koça
Arqile Koça është nga Devolli. Profesionin e prokurorit e ka ushtuar shumë herët. Ka punuar prokuror në rrethet Devoll e Korçë, nga ku më pas është transferuar në Prokurorinë e Përgjithshme.
Në kohën kur akuzën e drejtonte Arben Rakipit, ka kryer detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme. Po kështu Arqile Koçka ka qenë anëtarë i Këshillit të Prokurorisë për tre vite nga 2005 deri në vitin 2008, kur i mbaroi mandati.
Prokurori Arqile Koça, ka ushtruar për disa vite funksionet në Drejtorinë e Hetimit dhe Ndjekjes Penale. Nga viti 2013 ai drejton Drejtorinë Gjyqësore dhe të Mbikqyrjes së Vendimeve Penale dhe Vuajtjes së Dënimit.
Çështjet më të bujshme ku Koça ka marrë pjesë?
Po të kërkosh për të, ka shumë pak material, por, emri i tij lidhet me; çështjen e Azem Hajdarit të cilën e ka patur me te rendesishmen ne fillimet e veta ku ka qene pjese e grupit te prokuroreve me Haki Giun, Shkëlqim Hajdarin, Sokol Stojanin, Edmond Rizajn.
Sakaq prokurori Koça ka qenë pjesë e grupit hetimor për dosjen Gërdeci si dhe pjesë e grupit hetimor për çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit.
Tashmë Koça kërkon të rikthehet sërish në Prokurorinë e Përgjithshme, jo në këshill, por në krye të saj.
Nga të dhënat e bëra publike mësohet se Arqile Koça ka vite që punon në Prokurorinë e Përgjithshme. Sakaq Arqile Koça ka edhe pasaportë greke.
Vetëm sot në pak orë para mbylljes së afatit për zgjedhjen e kandidaturave për prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm, Koça ka dorëzuar dokumentat për të hyrë zyrtarisht në garë për këtë post.

Granit Shahu është kandidat për Kryeprokurorin e përgjithshëm të përkohshëm në Tiranë.
Jeta profesionale:
Granit Shahu, kandidati i 5 për kryeprokurorin e përgjithshëm të përkohshëm është një emër jo i panjohur për organin e akuzës në Shkodër.
Fillimisht e ka nisur karrierën si prokuror i Tiranës në vitin 2003 duke patur gjatë asaj kohe në duar një sërë çështjesh të rëndësishme.
Pas pak viteve është transferuar sërish në Shkodër duke ushtruar profesionin e tij si prokuror. Me një dekret të presidentit të asaj kohe Bamir Topi 9 prokuror lëvizën mes të cilëve edhe Granit Shahu i cili u transferua në Tiranë duke u rikthyer në prokurorinë e atij rrethi me 6 tetor të 2010-ës.
Pas 5 viteve shkëputje nga Shkodra prokurori Shahu rikthehet sërish në këtë qytet por kësaj here si drejtues i këtij institucioni. Në fakt prokurori Shahu duke qenë se edhe më përpara ka qenë pjesë e organit të akuzës në Shkodër ka ndërmarrë mbi supe një detyrë jo të lehtë duke qenë se vitet e fundit ka shumë ngjarje të rënda që ende janë pa autor dhe presin zbardhjen nga ana e prokurorisë.
Listës së kandidatëve për Kryeprokuror të Përkohshëm, për të zëvendësuar Adriatik Llallën i është shtuar edhe Ermira Tafani, duke e çuar në 6 listën e kandidatëve. Tafani aktualisht mban postin e Prokurores së Elbasanit. Ermira Tafani është dhe petagoge në Universitetin Aleksandër Xhuvani në qytetitin e Elbasanit, ku jep lëndët E Drejte Penale Tregtare dhe E Drejte Procedurale Penale.

Ermira Tafani nuk është një emër i padëgjuar në media. Ajo ka dalë në një puntatë të emisionit investigativ Stop ku akuzohej për korrupsion. Sipas këtij investigimi prokurorja Ermira Tafani, ka kërkuar 1500 euro për mbylljen e një çështjeje gjyqësore. Prokurorja e Gjykatës së Elbasanit, në bashkëpunim me gjyqtaren dhe një tjetër prokuror kanë marrë ryshfet për lirimin e të riut të akuzuar për tri vepra penale.
Për më shumë lexoni Këtu
Artur Selmani
Kandidati i shtatë i zyrtarizuar tashmë për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohëshëm është Artur Selmani, Prokuror në Gjykatën e Lartë.
Artur Selmani ka lindur më 30 prill të vitit 1963.
Emri i gjykatësit është lakuar nga mediat për shpërdorim detyre me dyshimin se favorizuan të pandehurit për vrasjen e trefishtë të tre të rinjve në Vlorë në vitin 2015, gjatë procesit në gjykatën e lartë.
Po të kërkosh për Artur Selmanin, ka shumë pak material, por, emri i tij lidhet me çështjen e Azem Hajdarit të cilën e ka patur më të rëndësishmen në fillimet e veta ku ka qenë pjesë e grupit të prokurorëve me Haki Giun, Shkëlqim Hajdarin, Sokol Stojanin, Edmond Rizajn etj.
Përgatiti: AlpeNews.al






