• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtares Hafizi, ja akuzat që rëndojnë mbi ish-burrin
Home
Aktualitet
Drejtësi

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtares Hafizi, ja akuzat që rëndojnë mbi ish-burrin

15 December, 2017 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për vrasjen e gjyqtares Fildez Hafizi, e cila u qëllua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi. Dosja është dërguar për gjykim ditën e djeshme te Krimet e Rënda, ndërsa Kasemit i janë komunikuar edhe akuzat.

Ai akuzohet për “vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”. I pandehuri ende nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin e kryer, ndërsa akti i ekspertimit mjeko-ligjor e ka nxjerrë të përgjegjshëm si para, ashtu edhe pas krimit. Vrasja e rëndë ndodhi më 31 gusht në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.

Gjyqtarja u qëllua në afërsi të banesës nga ishbashkëshorti i saj, i cili më pas tentoi të largohej nga vendngjarja duke ndaluar një furgon në rrugë.

Por ndërhyrja e shpejtë e Policisë bëri të mundur arrestimin e tij. Ngjarja kriminale është konsideruar si e paralajmëruar, pasi më herët, ishbashkëshorti i gjyqtares ishte përfshirë edhe në konflikte të tjera me Fildez Hafizin.

Kujtojmë këtu ngjarjen te “Shkëmbi i Kavajës”, kur Fadil Kasemi i armatosur ka mbajtur peng duke kërcënuar me armë për disa minuta ish-bashkëshorten e tij.

Të vetmen pendesë që ka shfaqur Kasemi në organet e akuzës ka qenë për dy fëmijët. Ndërkohë, beteja ligjore për kujdestarinë e tyre vazhdon në Gjykatën e Tiranës. Motra e Fildez Hafizit pretendon të marrë kujdestarinë e dy fëmijëve, por Kasemi, që është palë e interesuar, nuk heq dorë.

Ai ka thënë në një seancë se ka edhe ai vëllezër plot. Po kështu, njëri prej vëllezërve të tij ka shfaqur pretendime për të marrë kujdestarinë e fëmijëve të mbetur jetimë. Fadil Kasemi qëndron në burg prej katër muajsh, ndërsa rrezikon burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij./ panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA: Opinioni publik i ndarë për kryeprokurorin e përkohshëm
Previous article Kërcënohet trajneri Ernest Gjoka, Vllaznia stërvitet me policë

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT