• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBYLLEN HETIMET PËR KOKAINËN E MAMINASIT/ Në akuzë 3 persona, Çekajt do t’i niset akuza me…
Home
Aktualitet
Kronikë

MBYLLEN HETIMET PËR KOKAINËN E MAMINASIT/ Në akuzë 3 persona, Çekajt do t’i niset akuza me…

1 May, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Vetëm tre persona do të përballen me drejtësinë për trafikimin e 613 kg kokainë nga Amerika Latine të sekuestruara në Maminas shkurtin e vitit 2018.

ReportTv ka mësuar se janë drejt fundit hetimet për këtë dosje dhe pritet që brenda kësaj jave t’i komunikojnë akuzat tre të dyshuarve si pjesë e këtij trafiku.

Ata janë Armando Pezaku shoferi i trajlerit me të cilin u bë transporti i kontenierëve nga porti i Durrësit deri në kapanonin e kompanisë “Arbër Garden”, menaxheri i kompanisë së bananeve Donaldo Lushaj, si dhe pronari i kësaj firme Arbër Çekaj.

“Grup i strukturuar kriminal, trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe vepra penale të kryer në kuadër të grupit kriminal” janë ndër akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tre të dyshuarve të cilët hetohen prej 14 muaj.

Me anë të letër-porosisë nëpërmjet ambasadës pritet që Çekajt akuza t’i komunikohet në Gjermani atje ku ai mbahet që pas ndalimit nga autoritetet gjermane.

Për Çekajn është kërkuar ekstradimi në Shqipëri por pas më shumë se një viti ende drejtësia gjermane nuk ka dhënë dakordësinë.

Kompania e Arbër Çekajt, “Arbër Garden” qëndron nën sekuestro preventive që pas zbulimit të rrjetit të trafikut ndërsa pritet që pasuritë e tij t’i nënshtrohen edhe verifikimi sipas ligjit Anti-mafia, – bënë me dije burime pranë grupit hetimor.

Gjatë fazës së hetimeve dy të arrestuarit në rolin e shoferit dhe menaxherit të kompanisë kanë kërkuar lirinë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por masa ndaj tyre ka mbetur ajo e arrestit me burg edhe në Shkallë të Parë edhe në Apel.

Pak muaj pas operacionit “Last Snow” që zbuloi sasinë rekord të kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, forca e ligjit vuri në sekuestro dhe disa asete të Çekaj “Forca e Ligjit” sekuestron disa llogari bankare në emër të kompanisë “Arbri Garden” shpk, të cilës iu sekuestruan 613 kg kokaine në 28 shkurt të këtij viti në Portin e Durrësit, si dhe subjektit “Ecoalmax” shpk, të dyja në pronësi të Arbër Çekajt.

Sipas Task-Forcës që heton grupet kriminale, e ngritur nga Ministria e Brendshme, vlera totale e llogarive të sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DROGË NGA SHKODRA DREJT MALIT TË ZI"/ Kush është i "FORTI" i qytetit, që u kap nga... (EMRI+FOTO)
Previous article GATI PËR REVOLUCION NGA "THEMELET" NË VERË/ Ja 5 emrat “big” që Juventus nxjerr në shitje

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT