Qeveria ka vendosur mbylljen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.
Në rast se do të konstatohet hapje e diskove biznesi do të gjobitet me 3 milionë lekë dhe një vit pezullim. Muzika pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdo lloji ndalohet dhe nëse vendimi nuk zbatohet subjekti gjobitet me një milion lekë dhe 6 muaj pezullim.
Ky vendim nuk duket të krijojë shqetësim duke qenë se prej javësh, club-et në jug të vendit nuk kanë njohur apo respektuar masat kryesore të ndalimit të perhapjes. Edhe pse në disa prej tyre stafi ka qenë i pajisur me maska e doreza, pushuesit nga ana tjetër jo.
Sa për distancimin social, në pamjet e meposhtme që sjell AlpeNews.al nga Durrësi e deri në Dhërmi tregohet qartë që një gjë e tillë nuk zbatohet.










