• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBRON MARRËVESHJEN ME UASHINGTONIN/ Rama thumbon Albin Kurtin: Përdor plagët e Kosovës! Në raport me Izraelin ndjekim linjën e BE
Home
Politikë

MBRON MARRËVESHJEN ME UASHINGTONIN/ Rama thumbon Albin Kurtin: Përdor plagët e Kosovës! Në raport me Izraelin ndjekim linjën e BE

2 October, 2020 s.autor Politikë

Në konferencën e përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij, Avdullah Hoti, Rama komentoi një nga pikat e marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës e Serbisë për mundësinë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

I pyetur nëse nga kjo pikë përfitonte më shumë Serbia, Rama nuk nguroi t’i dalë në krahë marrëveshjes dhe të thumbojë ish-kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Mendimi im për marrëveshjen është i njohur, në respekt të mundimit dhe pyetjes tuaj po e përsëris: Ajo s’ka asgjë të re, është thjesht dhe vetëm konfirmim i atyre që janë diskutuar, dakordësuar dhe nuk janë zbatuar nga procesi i Berlinit. Nga kjo mësimi që duhet nxjerrim është ky: Ka shumë gjëra që duhet t’i bëjëm vet, mund t’i kishim bërë vet nëse s’do ishim kaq kalamanj sa kemi qënë dhe jemi kur vjen puna për të shpërdoruar besimin e atyre që na kanë zgjedhur, jo që të fitojmë më shumë por që të hapim luftëra imagjinare që shkojnë në absurdin e luftrave imagjinare me SHBA.

E rëndësishme është t’i bëjmë gjërat, e ka thënë dhe stërthënë Franca, Gjermania e thotë edhe Amerika. Kam kohë që e them, por kush nuk më dëgjon mua le të ndjekë BE dhe SHBA, jo se na e kërkojnë ata, por se është vija e vetme që na e imponojnë fëmijët tanë dhe brezat. Çdo rrugë tjetër të çon në qorrskokak. Kosova nuk ia ka borxh asnjë revolucionari që përdor dhimbjen e plagëve të Kosovës në interes të politikës së tij. Unë e di si i bën Albini llogaritë nga pikëpamja ekonomike, por si mund të thuash që nga hekurudha nuk përfiton ai që ka portin dhe kryen gjithë atë volum tregtar dhe përfiton një nga aktorët që shfrytëzon portin me siguri këtë e gjen vetë Albini”,- tha Rama.

Sa për hapjen e ambasadës së Kosovës në Izrael dhe qëndrimet në lidhje me këtë shtet, Rama tha se Shqipëria mbështet linjën e Bashkimit Europian.

“Shqipëria është vetmi vend në Europë ku hebrenjtë kanë gjetur siguri të madhe, asnjë prej tyre nuk iu dorëzua nazistëve. Ka ndodhur që shqiptarët janë dorëzuar në vend të tyre. Ne kemi respekt të madh për Izraelin, por Shqipëria në këtë aspekt është komplet e linjëzuar me BE”,- tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO E PRANONI BASHËN NË DEBAT?" Rama: Unë nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë në prani të miqve...
Previous article "KEMI HAPUR KUFIJTË PËR PUNË"/ Rama: Javët e ardhshme shkojmë në Kosovë për konkretizimin e marrëveshjes për Durrësin

s.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT