• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBRON HETIMIN NDAJ RUSISË/ Ish-Prokurori i Posaçëm: Aleati i Donald Trump kreu krime federale
Home
Nderkombetare

MBRON HETIMIN NDAJ RUSISË/ Ish-Prokurori i Posaçëm: Aleati i Donald Trump kreu krime federale

12 July, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ish-Prokurori i Posaçëm Robert Mueller mbrojti me forcë hetimin që ai ka kryer mbi lidhjet e mundshme mes Rusisë dhe zyrtarëve të fushatës presidenciale të zotit Donald Trump gjatë vitit 2016, në një opinion të publikuar të shtunën në gazetën “Washington Post”. Ai shkruante se hetimi kishte një “rëndësisë thelbësore” si dhe pohonte se aleati i zotit Trump, Roger Stone “mbetet një shkelës ligji i dënuar”, pavarësisht vendimit të presidentit për t’i ulur atij dënimin.

Opinioni i publikuar në “Washington Post” shënon deklaratën e parë publike të zotit Mueller mbi hetimin që nga paraqitja e tij përpara Kongresit korrikun e kaluar. Ajo përfaqëson mbrojtjen e tij më të fortë të hetimit dy-vjeçar, rezultatet e së cilës janë sulmuar shpesh.

Zoti Mueller tha që megjithëse ai kishte për qëllim që raporti i tij prej 448 faqesh të fliste vetë, u ndje i detyruar siç tha t’u përgjigjej “pretendimeve të gjera se hetimi ishte i paligjshëm, se motivet tona ishin të papërshtatshme si dhe pretendimeve specifike se Roger Stone ishte viktimë e zyrës sonë“. Komentet e zotit Mueller duket se i referoheshin zotit Trump, i cili jo për herë të parë të shtunën, e cilësoi hetimin “gjueti politike shtrigash dhe mashtrimi i Muellerit“.

“Hetimi ndaj Rusisë kishte një rëndësi tejet të madhe. Stone u ndoq penalisht dhe u dënua sepse kreu krime federale. Ai mbetet një shkelës ligji i dënuar dhe ky ishte një vendim i drejtë“, shkruante zoti Mueller.

Në paraqitjen e tij të parë publike pas përfundimit të hetimit, zoti Mueller kishte thënë se ai shpresonte që raporti i tij të fliste vetë. Edhe gjatë dëshmisë së tij të mëvonshme përpara ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve ish-Prokurori i Posaçëm u tregua i kujdesshëm të mos shkonte përtej gjetjeve të raportit ose të ofronte prova të reja.

Por kjo qasje e rezervuar krijoi një boshllëk për të tjerët, përfshirë Departamentin e Drejtësisë, për t’i vënë vulën punës së tij. Përpara publikimit të raportit, Prokurori i Përgjithshëm William Barr lëshoi një dokument përmbledhës me katër faqe, për të cilin zoti Mueller tha se, nuk kapur siç duhet peshën e gjetjeve të ekipit të tij. (voa)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI MBI KOLIQIN DHE CAMAJN/ Auron Tare nxjerr dokumentin e CIA-s dhe ironizon ish-deputetin e PD-së: Mos qeshni, nuk është Nard Ndoka
Previous article KORONAVIRUSI/ Rritet frikshëm numri i të infektuarve me Covid-19 në Brazil, regjistrohen mbi 1.8 milionë raste

Delo.autor

Postime të ngjashme

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT