Data 22 prill shënon Ditën ndërkombëtare të Tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen etj.
Fëmijët e kopshtit nr.9 në Elbasan kanë krijuar disa piktura dhe postera individuale në shtëpi.
Nëpërmjet këtyre posterave fëmijët duan të përcjellin mesazhin sensibilizues për mbrojtjen e tokës nga ndotjet e shumta dhe përkujdesin ndaj saj.
AlpeNews ju sjell disa nga pksterat e veçanta që kanë krijuar fëmijët e kopështit të Elbasanit me duart e tyre të arta.














