Për herë të parë që prej vitit 1972, Shoqata Ekologjike Maqedonase (MES), me zyrë në Shkup, ka zgjeruar prezencen e saj në rajonin e Prespës duke hapur zyrën e parë lokale në Resen.
Hapja e zyrës lokale të Prespës është një hap shumë i rëndësishëm, pasi kujton edhe njëherë që MES është një nga organizatat antare më aktive dhe bashkëthemeluese e rrjetit ndërkufitar të PrespaNet.
Ky rrjet është themeluar në vitin 2013, në bashkëpunim me Shoqatën për Mbrojtjen e Prespës (SPP), me qenër në Prespë dhe Qendrën Ruajtja dhe Mbrojtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) me zyrë në Tiranë, dhe ka implementuar aktivitete për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në të tre vendet që ndajnë Liqenin e Prespës.
Prezenca e përfaqësuesve vendas të shoqatës MES i sjell partnerët më afër komunitetit lokal, në këtë anë të Prespës dhe do të ndihmojë të ndërtojnë marrëdhënie më të forta për ruajtjen dhe mbrojtjen e zonës, njësoj si SPP vite më parë dhe PPNEA, e cila tashmë ka një person kontakti në Prespë.
“Është një kënaqësi e pamasë të shikosh që natyra ka bashkuar kaq shumë njerëz, duke mos njohur kufinj, Rajoni i Prespës është pikë kyçe për biodiversitetin, e cila ka navojë të mbrohet për gjeneratat që do vijnë. Sinqerisht, shpresoj që hapja e kesaj zyre do të sigurojë rritjen e angazhimit drejt mbrojtjes dhe studimit të Prespës, si dhe do të nxisë një bashkëpunim më efektiv me të gjithë palët të interesuara në nivel kombëtar dhe rajonal”, tha Drejtoresha ekzekutive e MES, Robertina Brajanoska.
Të gjithë partnerët kanë filluar zbatimin e aktiviteteve duke punuar me karnivorët e mëdhenj, bimët dhe ligatinat në nivel ndërkufitar, si pjesë e projektit “Promovimi dhe ruajtja e natyrës në rajonin ndërkufitar të Prespës duke forcuar bashkëpunimin e organizatave të PrespaNet”, financuar nga Prespa Ohrid Nature Trust (PONT) dhe fondacioni Aage V. Jensen Charity, lehtësuar nga Euronatur.
Projekti gjithashtu përfshin hartimin e një pakete të edukimit natyror, zhvillimin e disa shkollave verore dhe aktivitete të shumta komunikimi, në linjë me qëllimet e Kuadrit Strategjik Ndërkufitar të zhvilluar nga vetë rrjeti.
“Mbrojtja e natyrës në rajonin e Prespës është prioritet dhe si mbështetës financiar, ne kemi dëshirë të jemi pjesë e këtij rrugëtimi dhe dëshirojmë të mbështesim punën e OJQ-ve, zonat e mbrojtura në të tre vendet si dhe banorët vendas, me anë të aktiviteteve që promovojnë përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe ekoturizmin”, u shpreh Drejtoresha ekzekutive e PONT, Mirjam de Koning.
MES është një nga organizatat më të vjetra në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe ka qënë aktive për shumë vite në Prespë, ndërkohë që SPP ka rreth 27 vite që punon në Prespë, me zyra në Greqi por e angazhuar me çështjet ndërkufitare mjedisore prej vitit 2000. Rrjeti i PrespaNet beson në forcimin e përpjekjeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e Prespës ndërkufitare si dhe zhvillimin e qëndrueshëm në këtë rajon, duke përfituar të gjithë, natyra dhe komuniteti lokal që ndan liqenet.


