• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MBROJTJA E INTERESIT PUBLIK RRIT BESUESHMËRINË”/ Kreu i KLP-së, takim me drejtuesit e prokurorive Fier dhe Vlorë
Home
Sociale

“MBROJTJA E INTERESIT PUBLIK RRIT BESUESHMËRINË”/ Kreu i KLP-së, takim me drejtuesit e prokurorive Fier dhe Vlorë

10 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

“Mbrojtja e interesit publik, rrit besueshmërinë dhe imazhin e prokurorëve”. Nën këtë moto, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi zhvilloi takimin me drejtuesit e prokurorive Fier dhe Vlorë, në vazhdën e takimeve me drejtuesit e prokurorive të rretheve.

Ibrahimi pati një takim me drejtuesit e prokurorisë së rrethit Fier dhe Vlorë, Violeta Shkurta dhe Erion Çela. I shoqëruar edhe nga anëtari i këtij Këshillit, Vatë Staka, kreu i KLP-së, pasi u njoh edhe me një sërë problematikash për dy prokuroritë respektive, propozoi një bashkëpunim me të ngushtë me prokurorët në përmirësimin e punës së tyre.

Ibrahimi dhe Staka siguruan mbështetjen e Këshillit duke i propozuar prokurorëve edhe bashkëpunim lidhur me dy rregulloret e reja sa i përket lëvizjeve paralele dhe asaj për ngritjen në detyrë.

Gjithashtu, në kuadër të përmirësimit të imazhit publik të sistemit të prokurorisë, zoti Ibrahimi u shpreh se “Prokuroria përfaqëson interesat e shtetit në procese penale, ndaj dhe në këtë prizëm prokurorët duhet të kenë parasysh se me qëndrimin dhe veprimtarinë e tyre përfaqësojnë dhe duhet të mbrojnë interesin publik.”

“Vetëm duke mbrojtur këtë interes, do të rritet besueshmëria e publikut, por edhe imazhi i prokurorëve në sytë e çdokujt. Reforma në drejtësi, Vettingu si një proces kyç, pavarësisht ngadalësimeve dhe të metave që mund të evidentohen gjatë rrugës, duhet të pasohet pikërisht nga ndjenja e përgjegjësisë në raport me publikun, shtetin e së drejtës, dhe ndëshkueshmërisë, bazuar në prova dhe fakte. Kjo është mënyra e duhur që nesër qytetarët të mos kenë dyshime në denoncimet që bëjnë, apo që të vijojë ideja se disa janë mbi ligjin dhe për rrjedhojë s’mund të preken. Jeni në anën e duhur për sa kohë publiku do të ketë besim tek ju,” u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA KONTROLLE NË ZONËN E BLLOKUT/ Nën hetim dy administratorë lokalesh, njëri gjobitet me 10 mln lekë
Previous article RRITEN RASTET ME COVID-19/ Bullgaria rivendos kufizimet! Rumania e frikësuar nga përhapja e infeksioneve

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT