Shqipëria dhe 20 shtete nga Europa dhe nga rajoni i Mesdheut nënshkruan “Kartën e Selanikut” për mbrojtjen e Monumenteve Bizantine. Janë 21 shtete, 4 komitete, 3 ditë konsultime, 1 kartë e përbashkët.
Konferenca e katërt ndërkombëtare “Monumente Bizantine dhe Trashëgimia Botërore” u zhvillua nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor në Selanik të Greqisë. Konferenca, e organizuar nga Qendra Europiane për Monumentet Bizantine dhe Post-Bizantine (EKBMM) nën kujdesin e Komitetit Kombëtar Grek për UNESCO, ishte ngjarja mbyllëse e Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore 2018 në Greqi.
Konferenca kulmoi me prezantimin e Kartës së Selanikut për Mbrojtjen e Monumenteve Bizantine, e cila u miratua nga përfaqësues të 21 Shteteve nga Europa dhe Mesdheu. Europa Nostra kontribuoi në konferencë dhe shprehu mbështetjen e saj të fuqishme për Kartën e Selanikut.
Zyrtarët e shteteve ranë dakord për një kornizë parimesh të pranuara përgjithësisht për mbrojtjen e monumenteve bizantine për të gjitha shtetet që zotëronin dhe administrojnë monumente të ish Perandorisë Bizantine, që përfshinte 11 shekuj dhe tre kontinente dhe monumente të të cilave tashmë janë shpërndarë në 23 vende.
Zyrtarët qeveritarë nga Armenia, Gjeorgjia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Qiproja, Greqia, Italia, Spanja, Maroku, Algjeria, Egjipti, Bahreini, Izraeli, Palestina, Jordania, Libani dhe Siria nënshkruan Kartën e Selanikut .
Pjesëmarrja e zyrtarëve nga Tunizia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në konferencë u anulua.
Teksti i gjatë formulon parimet që synojnë të jenë një mjet i dobishëm shkencor për vendet me trashëgimi bizantine (monumentet, ndërtesat, vendet, ansamble arkitekturore, komplekset e banimit, fortifikimet dhe projektet e infrastrukturës, vendet arkeologjike dhe vendet e shenjta). Parimet nxisin legjislacionin e masave për mbrojtjen, studimin, regjistrimin dhe inkorporimin e monumenteve në shoqërinë bashkëkohore në nivel kombëtar.
Me rastin e konferencës, një ekspozitë fotografike mbi Monumentet Bizantine dhe Post-Bizantine, e cila mori çmimin e BE-së për Trashëgiminë Kulturore / Europa Nostra Awards midis 1978 dhe 2018 u hap në 29 Nëntor në Muzeun e Kulturës Bizantine në Selanik.
Ekspozita u organizua nga Dega e Selanikut e ELLINIKI ETAIRIA – Shoqata Helenike për Mjedisin dhe Trashëgiminë Kulturore, nën kujdesin e Europa Nostra, si një kontribut në Vitin Europian të Trashëgimisë Kulturore 2018. Ioanna Steriotou dhe Paolo Vitti, të cilët ishin në mesin e anëtarët e komitetit organizues të ekspozitës, përfaqësuan Europa Nostra në hapjen e ekspozitës.