• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBROJTJA E GJALLESAVE NË SHQIPËRI/ Projekti për Ballkanin: Ja si do të ORGANIZOHET
Home
Media të Huaja

MBROJTJA E GJALLESAVE NË SHQIPËRI/ Projekti për Ballkanin: Ja si do të ORGANIZOHET

30 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

5 Shtete, 6 Organizata në mbrojtje të shpendëve dhe mjedisit në Ballkan, të bashkuara për të luftuar helmimin e paligjshëm te kafshët e egra si një fenomen dominues në të gjitha vendet.

Projekti Kundër-Helmimit në Ballkan (PBKH) është një nismë ndërshtetërore (Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni dhe Greqi) që bashkon organizatat e ruajtjes së kafshëve të egra, agjencitë qeveritare dhe palët e tjera të interesit si; shoqatat e gjuetisë, fermerët dhe shkencëtarët, për të trajtuar e adresuar helmimin e paligjshëm të kafshëve të egra, faktorët që çojnë në përdorimin e helmeve dhe më e rëndësishmja studimi i efekteve të dëmshme të tij në speciet e kafshëve të egra.

Helmimi i paligjshëm i kafshëve të egra ka kontribuar në zhdukjen rajonale dhe reduktimin masiv të të gjitha llojeve të shkabave në rajon dhe është pengesa kryesore për rikthimin e tyre në Ballkan,

Në Shqipëri, nga 4 specie të ndryshme shkabash dikur folezuese, sot gjendet vetëm Kali i Qyqes (Neophron percnopterus). Helmimi është shkaku kryesor i humbjes së tyre.

Projekti Kundër-Helmimit në Ballkan (PBKH) zbatohet nga Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave (VCF) me mbështetjen financiare të Fondacionit MAVA.

Projekti përfaqëson një pjesë të plotë të Projektit Kundër-Helmimit në Mesdhe (PKHM) që zbatohet nga Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave (VCF) me mbështetjen financiare të Fondacionit MAVA. Projekti nisi të zbatohet në fillim të vitit 2018 me qëllim që të sigurohet angazhimi serioz dhe i vazhdueshëm i autoriteteve qeveritare përkatëse në rajonin e Ballkanit për trajtimin e problemit të helmimit të paligjshëm të kafshëve të egra, si dhe të rritet aftësia e këtyre autoriteteve për t’iu kundërpërgjigjur kësaj dukurie.

Ky projekt ndihmon drejtpërdrejt në zbatimin e Planit të Veprimit për Shkabat – një dokument strategjik thelbësor për ruajtjen e shkabave të Botës së Vjetër, duke zbatuar veprimtari kundër helmimit në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Greqi dhe Maqedoni dhe po bën progres në punën e nisur nga Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave për zbatimin e Planit të Veprimit për Shkabat në Ballkan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET/ Salvini i përvishet Macronit: Hap kufijtë, prit refugjatët. Nuk duam leksione nga presidenti hipokrit
Previous article ARTIKULLI/ "ANSA": Shqipëria në krye të pesë destinacioneve turistike

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT