• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
"MBRETI" I MBROJTJES VAN DIJK/ Pronari i Liverpoolit lëshon me një batutë: 75% e tokës e mbuluar nga uji, pjesa tjetër…
Home
Futboll
Premier League

"MBRETI" I MBROJTJES VAN DIJK/ Pronari i Liverpoolit lëshon me një batutë: 75% e tokës e mbuluar nga uji, pjesa tjetër…

14 March, 2019 Delo.autor Futboll, Premier League, Sport

Ndoshta adhuruesit e lojtarëve si Ramos, Bonucci, Pique e të tjerë do të rrudhin buzët, por tashmë mund të thuhet pa frikë se asnjë mbrojtës në botë nuk është në nivelin e Virgil van Dijk.
Holandezi mund të bëjë gjithçka, sepse e ka transformuar një mbrojtje të brishtë si ajo e Liverpool në një prej reparteve më të fortë në Europë, ndërkohë që merr shumë pak kartonë, është një lider në fushë dhe kur nevojitet, shënon edhe ndonjë gol me peshë të jashtëzakonshme, si bëri në Mynih, ku shënoi golin e tij të tretë në 4 ndeshjet e fundit të Liverpool-it.
Sikur të mos mjaftonte goli, Van Dijk dha edhe pasimin perfekt që i mundësoi Sadio Mane-së që të shënonte golin e parë të ndeshjes.
Me 85% të pasimeve të tij të sakta, Van Dijk ishte më i sakti nga titullarët e Liverpool-it, ndërkohë që “futi në xhep” një superstar si Lewandowski, i cili pas ndeshjes e lavdëroi publikisht (“Mjafton Van Dijk për ta pasur shumë të vështirë, imagjinoni kur e ndihmonte ndokush”).
Natyrisht, Jurgen Klopp është i lumtur, sepse Van Dijk ka qenë një ndër goditjet më të mëdha të karrierës (“Ç’të them për Van Dijk, mund të shkruaj një libër për talentin, forcën e tij sa shumë e pëlqej si futbollist”) , por më i lumtur se trajneri gjerman me siguri është pronari i The Reds, John W. Henry, i cili pagoi 78.8 milionë euro në janar 2018, për t’ia marrë Southampton-it.
Me një postim në profilin e tij në Twitter, Henry, themelues i Fenway Sports Group që zotëron shumicën e aksioneve te Liverpool, e shpjegoi rëndësinë e Van Dijk me një foto komike, ku titullonte: “75% e tokës është e mbuluar nga uji. 25% që mbetet mbulohet nga Van Dijk“. Një postim që mori komente dhe pëlqime pa fund nga tifozët e Liverpool, që shpesh ankohen se pronari i klubit shumë rrallë shkon në Anfield.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FANSAT PO ÇMENDEN/ Ish-i dashuri i Kourtney publikon foton e Khloes me përshkrimin flirtues
Previous article PUBLIKOHEN SHIFRAT/ Doganat grumbullojnë 7.6 mln euro më pak se një vit më parë

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTERI "SAKRIFIKON" KRISTJAN ASLLANIN/ Marrëveshja me rivalët e Seria A vlen të paktën 20 milionë euro Futboll

INTERI "SAKRIFIKON" KRISTJAN ASLLANIN/ Marrëveshja me rivalët e Seria A vlen të paktën 20 milionë euro

ZYRTARE/ Kroacia gjen trajner, rikthen në stol… Futboll

ZYRTARE/ Kroacia gjen trajner, rikthen në stol…

SPANJA THYEN BELGJIKËN DHE SHKON NË GJYSMËFINALE/ 3 gola vendosin ndeshjen Futboll

SPANJA THYEN BELGJIKËN DHE SHKON NË GJYSMËFINALE/ 3 gola vendosin ndeshjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT