• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MBRETËRESHAT E DROGËS”/ Kush janë katër shqiptarët e arrestuar që u “shërbenin” grave në krye të rrjetit të kokainës
Home
Breaking News

“MBRETËRESHAT E DROGËS”/ Kush janë katër shqiptarët e arrestuar që u “shërbenin” grave në krye të rrjetit të kokainës

24 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nuk është rastësi që emri i koduar i operacionit është “Mbretëresha e drogës”, i realizuar në Asti.

2-bis

Kjo lidhet me rastin mjaft të rrallë të këtij qyteti, ku hetimet që çuan në arrestimin e 21 personave, filluan me një grup prej 4 grash, italiane e marokene dhe më pas numri i tyre shkoi në 6-të, të cilat kishin kanalet kryesore të furnizimit me drogë të qytetit.

Të gjithë ata që u arrestuan jetonin ekskluzivisht në veprimtaritë e tyre të drogës, përveç një punëtori shqiptar që punonte njëkohësisht edhe në një fabrikë. Shumica e konsumatorëve të grupit ishin në varësi të fortë të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.

Hetimet përfunduan të mërkurën në mëngjes me 15 arrestime dhe dhjetëra kërkime, për të cilat 100 policë u angazhuan në disa kontrolle në qytet.

Nga hetimet është zbuluar se grupi shiste kokainë në zona të ndryshme dhe në të gjitha oraret, varësisht nga kërkesat.

Në një nga rastet, një nga shitësit duke mos arritur të dilte në rrugë dhe në mungesë të bashkëpunëtorëve në atë moment, dërgoi vajzën e tij 11 vjeçare për të dërguar porosinë e kokainës dhe për të marrë të hollat.

Në një rast tjetër, një nga konsumatorët i paaftë për të blerë dozën e kokainës me para të gatshme, e shkëmbeu atë me 5 litra vaji ulliri ekstra të virgjër.

Gratë dhe shqiptarët e arrestuar

Në pranga gjatë aksionit të së mërkurës, përfunduan Ouarda Jeddar, e njohur si “Francesca”, 36 vjeç, me prejardhje nga Maroku, e konsideruar si gruaja referuese në dyqanin e drogës, ndërsa gratë e tjera i bindeshin asaj.

Ajo kujdesej për dyqanin e kokainës, menaxhonte dërgesat me telefon dhe siguronte furnizimet duke vendosur çmimet përkatëse.

Luana Vitale, 32 vjeçare është një tjetër anëtare e shquar e grupit. Ajo vuri në funksion të grupit njohuritë e saj për trafikun e drogës të përfituara nga shoku i saj, i cili ndodhet aktualisht në burg. Ndërsa gratë e tjera të arrestuara kishin rol të dorës së dytë.

Në pranga kanë përfunduar sipas mediave italiane, edhe shqiptarët Nikolin Preçi, i njohur si Niku ose Niko, 29 vjeç, shqiptar, banues në Praia, Mikel Gjokaj, i njohur si “Giorgio albanese”, 44 vjeç, me rolin e furnizuesit, Samuel Çotaj i njohur si “Samu”, 25 vjeç, si dhe Erigrat Dunga, 25 vjeçar shqiptar.

Në pranga kanë përfunduar edhe disa persona afrikanë. Pjesë e grupit janë edhe persona të tjerë të arrestuar më herët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET PËR OBJEKTIVAT ME TRAJNERIN E RI TË KOMBËTARES/ Duka: Me Edy Rejan gjërat po ndryshojnë, nëse....
Previous article NIS NJË EKSPERIENCË TË RE ME KOMBËTAREN/ Hamdi Salihi shpreh ambiciet: Me fat që punoj krah Rejës, duam të...

F.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT